• |
ide | kryesore

Pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, ndalet i riu nga Saranda

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap duke transportuar pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar 328 pajisje me vlerë rreth 1 500 000 lekë dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.

Njoftimi:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 1 shtetas po transportonte nga Tirana në Sarandë, mallra të kontrabanduara, me qëllim shitjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë goditën këtë rast paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 34-vjeçarin, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën pa fatura shoqëruese, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 328 pajisje elektroshtëpiake, me vlerë rreth 1 500 000 lekë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe se po transportoheshin me qëllim shitjen me pakicë, në qytetin e Sarandës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *