• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Pragë, shkon në 15 numri i viktimave

Arkiva, Planet, Të fundit



Mbi 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë. Policia ka konfirmuar se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit. Policia ka thënë se ai ka qenë prej një fshati 21 kilometra larg Pragës. Shefi i policisë Martin Vondrashek, ka thënë në një konferencë për media se shifrat e viktimave mund të mos jenë përfundimtare.

Ngjarja ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike. Nga sulmi raportohet se 15 persona kanë mbetur të vrarë dhe 24 të tjerë të plagosur. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur njerëzit largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërsa në disa pamje të tjera shihet sesi autori pozicionohej për të qëlluar nga distanca, teksa disa studentë të tjerë fshiheshin në parmakun e dritares së Universitetit duke rrezikur të binin nga disa metra lartësi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *