• |
ide | kryesore

“Qofshim ne që i gëlltisim”. Nica i tërbuar me arbitrin pas golit të Laçit, Josa: “U pa në VAR”

Sport
Nica


“Çuditërisht arbitri dha një faull dhe lojtari u ça në kokë, ai shkon në VAR dhe kthehet. Atëherë nuk e di, unë ngela pa fjalë dhe futbolli është futboll dhe duhet të luhet si në të gjithë botën. Duhet të merren vendime të sakta dhe të drejta, nuk duhet të gjykohen kundërshtarët. Jam pa fjalë, nuk më pëlqen kjo mënyrë drejtimi kështu”. Stavri Nica është i tërbuar pas ndeshjes së barazuar 1-1 në Laç. Vendimi i marrë nga arbitri Dorjan Maletaj, për të vlerësuar golin e bardhezinjve, pasi pa pamjet në VAR nuk gëlltitet nga tekniku i Kukësit. “Më shqetëson drejtimi i ndeshjes dhe nuk e di si kalohen kaq lehtë dhe kaq pa probleme dhe qofshim ne që i gëlltisim”, sulmoi Nica

Tekniku i Kukësit kishte rezerva edhe për lojtarët e tij: “Përsa i përket ndeshjes dhe të dalësh para portierit nuk duhet falur. Duhej shënuar i dyti dhe i treti, është faji i futbollistëve tanë dhe nuk kam cfarë të them, është diçka që ndodhi”, e mbylli Nica.

Lexo më tej: Rivas gol nga “dhoma e zhveshjes”, por Kukësi arrihet në fund: Sobouale shpëton Laçin mes polemikave

JOSA: “NUK E DI ÇFARË KANË, U PA NË VAR”

“Arbitri e anuloi golin. U pa në VAR, ishte faull apo jo nuk e di. Por nuk ka mundësi që një goditje 30 cm afër tokës të jetë faull, pasi lojtari jonë goditi topin. Nuk e di nëse ka pasur kontakt apo jo. Ishte gol i pastër dhe nuk kisha shqetësime për atë rast”. Mirel Josa mbron barazimin e të tijve, në atë 1-1 kundër Kukësit. Tekniku i Laçit mundohet të evitojë polemikat dhe të përqednrohet te ndeshja: “U goditëm nga këmbët tona, e dhuruam golin. Mund të them se në ato moment duhet të merrnim veten më shpejt, pasi ishte një shok për ne”. “Kështu si mbaroi nuk është se jam i kënaqur, me Tiranën e kthyem shënuam dy gola dhe barazuam. Duhet të ishim më të qartë, të mos humbisnim ekuilibrat dhe kundërshtarin ta vinim nën presion”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *