• |
ide | kryesore

Aksidentohet këmbësori në bypass-in e Fierit, humb jetën 65-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
policisë, Fier



Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në by -passin e Mbostarit në Fier. Sipas burimeve të informacionit mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë spitalit Memorial Turk në orën 04 :00 të mëngjesit të sotëm. Aksidenti ka qëne i rënde me pasojë vdekjen e një personi pasi për ta nxjerrë nga automjeti janë njoftuar edhe forca zjarrfikse për shkak se kishte mbetur i bllokuar në automjet. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të policisë së bashku me ekspertë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Rreth orës 03:00, në bypass_in e Fierit, automjeti tip “Volvo” me drejtues shtetasin O. D., 65 vjeç, banues në Vlorë, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas, rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

U shoqërua drejtuesi i mjetit në Komisariat, me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë dhe për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *