• |
ide | kryesore

Aktori i The Crown zbulon arsyen e prishjes së miqësisë me Harry

Paparazzi, Slider



Dominic West ka zbuluar së fundmi arsyen e prishjes së miqësisë me Princ Harry.

“Ne nuk patëm më komunikim sepse thashë më shumë seç duhet në një konferencë shtypi, dhe kështu, nuk folëm më pas,” shpjegoi aktori i “Crown” gjatë episodit të “Sunday Morning” në Times Radio.

West, i cili luan Mbretin Charles III në serialin e Netflix, u shty më tej nga prezantuesja Kate McCann për të elaboruar më shumë mbi miqësinë e tij të prishur me Dukën e Sussex.

Ai shpjegoi se krisja e tyre ndodhi një vit pasi ata u kthyen nga eventi bamirës “Walking With the Wounded” në 2013 – një udhëtim me veteranë të plagosur nëpër Antarktidë.

Dominic – i cili ka qenë në “The Crown” që nga sezoni 5 – shpjegoi më tej se miqësia e tyre përfundoi ” 10 vite më parë” dhe ai nuk ishte në gjendje të pyeste Harry për këshilla se si të luante Charles.

Në fillim të këtij muaji, ai  zbuloi gjithashtu se e ndaloi djalin e tij, Senan West, të luante princin e ri William në shfaqje.

Aktori i “Chicago” tha në Radio Times se ai e pengoi 15-vjeçarin të merrte rolin sepse nuk ndihej rehat me historinë e sezonit 6.

“Ata e ftuan Senanin , por unë isha kundër. Ishte e padrejtë nga ana ime, sepse ai donte ta bënte, por nuk do ta kisha pëlqyer këtë, të jem i sinqertë.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *