• |
ide | kryesore

“Njëqind vjet vetmi” i Markezit, së shpejti serial në Netflix

Paparazzi



Në adaptim i romanit të njohur , “Njëqind vjet vetmi” i Gabriel Garcia Marquez do të vijë në Netflix.

Një trailer u lançua për seritë që bëjnë fjalë për familjen me shumë gjenerata nga qyteti mitik i Macondo dhe për murtajën që i përndjek ato.

Gjithashtu përfshin linjën hapëse të romanit të Garcia Marquez: “Shumë vite më von, përpara skuadrës së pushkatimit, Kolonel Aureliano Buendia do kujtohej për atë pasdite të largët kur i ati e çoi të zbulonte akullin.”

Nuk ka ende një datë të saktë për “Njëqind vjet vetmi” por Netflix premton që do të vijë “së shpejti”. Seriali do të ketë në regji Laura Mora dhe Alex Garcia Lopez dhe përshkruhet nga Netflix si një prej produksioneve më ambicioze në Amerikën Latine deri më tani.

Au u filmua tërësisht në spanjisht dhe u xhirua në Kolumbi me mbështetjen e familjes së Garcia Marquez.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *