• |
ide | kryesore

E rëndë në Itali/ Ambulanca përplaset me autobusin me nxënës, 4 të vdekur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë është shënuar në Itali pasditen e kësaj të mërkure. Një autobus me nxënës është përplasur me ambulancën brenda një tuneli.

Mediat italiane bëjnë me dije se të gjithë nxënësit që ndodheshin në autobus kanë arritur të shpëtojnë dhe të dalin jashtë pa lëndime. Ndërsa 4 persona që ndodheshin në ambulancë kanë ndërruar jetë.

Pas aksidentit, ambulanca shpërtheu në flakë dhe ky është shkaku i vdekjes së personelit dhe pacientit që ndodheshin në mjet.

Deri më tani nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e aksidentit apo identiteti i viktimave, ndërsa rruga për momentin është bllokuar nga të dyja anët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *