• |
ide | kryesore

Zico, dygolësh në moshën 70 vjeçare, mes lodhjes dhe vuajtjes: Maracanã në këmbë për idhullin e tij

Sport, Video
Zico


Edicioni i vitit 2023 i Jogo das Estrelas, ‘Ndeshja e Yjeve’, e cila u luajt në Maracanã përfundoi me shumë argëtim dhe 14 gola. Fitues doli skuadra e brazilianit Ziko, me fanella të kuqe, që mundi 10-4 të bardhët të përbërë nga Petkoviç, Alex, Adriano, Renato Gaúcho, Leonardo, Palermo dhe Sorín.

Më shumë se 50 mijë njerëz u mblodhën në stadiumin më ikonik të futbollit brazilian. Para fillimit të sfidës u bënë homazhe emocionale për Pelé dhe Roberto Dinamite, të cilët u ndanë nga jeta mes fundit të vitit 2022 dhe fillimit të vitit 2023.

Maracanã në këmbë për kampionin 70 vjeçar

Protagonisti i vërtetë i mbrëmjes ishte sigurisht Zico, i cili mbushi 70 vjeç dhe shënoi dy gola përpara se të zëvendësohej mes duartrokitjeve dhe thirrjeve “Zico është mbreti ynë!”. O Galinho shënoi nga pika e bardhë dhe me aksion përpara se të përfundonte praninë e tij në fushë me publikun që e brohoriste.

E kotë të thuhet klasi i ish-kampionit brazilian është i përjetshëm, por vështirësitë në moshën e tij janë të shumta. Vetë Zico më vonë zbuloi se kishte përdorur një mbrojtës për gjurin për të lehtësuar dhimbjen dhe për të zbritur në fushë.

Skuadra e udhëhequr nga Zico përbëhej kryesisht nga ish-idhujt e Flamengos dhe ishte në epërsi thuajse gjatë gjithë ndeshjes. Të bardhët kaluan në epërsi me Martin Palermo, por në pak minuta u përmbysën nga të kuqtë, me golat e shënuar nga Adriano dhe Zico me penallti.

O Galinho shënoi golin e dytë personal në pjesën e dytë duke befasuar portierin kundërshtar në shtyllën e afërt. E menjëherë më pas u zëvendësua duke i lënë vend nipit të tij Felipe. Një mbrëmje për t’u mbajtur mend për njeriun që u mbiquajt ‘Pelè i bardhë’ dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. Të gjithë tifozët e pranishëm e përshëndetën me shumë përzemërsi pas zëvendësimit, sepse e kuptuan përpjekjen dhe vuajtjen për të qenë në fushë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *