• |
ide | kryesore

Video/ Thiago Silva rikthehet aty ku e nisi… te Fluminense: pritet si mbret në Maracanà

Sport, Video
Thiago Silva


Thiago Silva, ish-mbrojtësi i Milan, Chelsea dhe Paris Saint-Germain, u mirëprit si një hero nga mijëra tifozë të Fluminense. Të gjithë mbështetësit ishin mbledhur në stadiumin Maracana, në Rio de Zhaneiro, për kthimin e brazilianit në klubin ku ai filloi karrierën e tij. “Nuk e keni idenë se sa e veçantë është për mua të kthehem në shtëpi,” tha 39-vjeçari, në mikrofonin e stadiumit.

Thiago Silva luajti për Fluminense nga viti 2006 deri në 2008, përpara se të transferohej për një karrierë madhështore në Europë. Sipas klubit, 50,000 tifozë ishin të pranishëm, rekord për prezantimin e një futbollisti në Brazil.

Thiago Silva ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, por nuk do të jetë në gjendje të rikthehet për të luajtur para 10 korrikut, data e hapjes së afatit kalimtar brazilian për transferimet ndërkombëtare. Qendërmbrojtësi do të gjejë në skuadër të tjerë protagonistë të futbollit brazilian të viteve të fundit si Marcelo dhe Felipe Melo.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *