• |
ide | kryesore

Felipe Melo bën ‘copë’ Mbappé: “Është një budalla, duhet ta mbajë gojën mbyllur”

-Instant, Sport
Felipe



Kylian Mbappé nuk e pëlqen futbollin brazilian. Kampioni francez e cilësoi atë si të pazhvilluar dhe reagimi nga Brazili nuk vonoi. Felipe Melo, ish-lojtari i përfaqësues braziliane është përgjigjur flakë për flakë ndaj sulmuesit të PSG. 40-vjeçari brazilian, i cili vetëm pak ditë më parë ngriti në qiell Kupën Libertadores me Fluminense, në finalen e fituar kundër Boca Juniors, nuk la gjë pa i thënë yllit francez: “E konsideroj një budalla, ka ende shumë për të mësuar”.

Felipe Melo, i lindur në vitin 1983, i cili u bë ‘i famshëm’ për ndërhyrjet e tij të ashpra në fushë, nuk foli butë ndaj Mbappé: “Ai shënoi tre gola në finale, por Argjentina u bë kampione dhe Messi është më i miri në botë – tha braziliani për Tnt Sports -. Ai ka ende shumë për të mësuar. Ai nuk mund të flasë për futbollin e Amerikës së Jugut. Unë e konsideroj atë një lojtar të madh, ndoshta do të fitojë tre ose katër Topa të Artë, por duhet ta mbajë gojën mbyllur. Nga Europa vijnë për të kërkuar lojtarë në Amerikën e Jugut, jo në Francë. Për fat nuk pata mundësinë të luaj kundër tij, për fat nuk e di nëse për mua apo për të”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *