• |
ide | kryesore

I kërkojnë autograf yllit të City Haaland, por janë fëmijë të lojtarëve të Fluminense e përfundon keq

Sport
Haaland



Sonte në King Abdullah Sport City në Jeddah të Arabisë Saudite do të luhet finalja e Kupës së Botës për Klube. Protagonistë janë Manchester City (fitues i Champions të fundit) dhe Fluminense (fitues i Kupës së fundit të Libertadores). Rivaliteti sigurisht është i madh dhe një episod vetëm sa e konfirmon. Në një qendër tregtare në Jeddah, Erling Haaland u ndalua për një autograf nga fëmijët e disa lojtarëve të klubit brazilian. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej.

HAALAND NUK I FIRMOSI AUTOGRAFET, PLASËN KRITIKAT

“Erling, Erling, a mund të na japësh një autograf?”, por sulmuesi i Manchester City vazhdoi shëtitjen e tij nëpër qendrën tregtare pa i hedhur as sytë fëmijëve. Historia është treguar nga e dashura e mesfushorit Ganso dhe nga partnerja e mbrojtësit Samuel Xavier. “Ishte e tmerrshme. Henrico është vërtetë i zhgënjyer. Ishte tifoz i tij, por tani nuk do as t’i dëgjojë emrin”, ka shkruar gruaja e Ganso në rrjetet sociale.

Lexo më tej: Video/ “Ik q*u”: Haaland tërbohet me arbitrin, por tani rrezikon skualifikimin

Lajm i konfirmuar edhe nga partnerja e Xavier: “Nuk arrij akoma ta besoj se Haaland nuk i përshëndeti fëmijët. Ata janë super tifozët e tij dhe as nuk i vështroi”. Qendërsulmuesi norvegjez ndoshta nuk ishte në humor duke pasur parasysh dëmtimin që do ta mbajë jashtë fushës në finalen e Kupës së Botës për Klube. Por nëse lajmi do të konfirmohej, do të ishte sërish një sjellje e turpshme.

haaland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *