• |
ide | kryesore

Lojtarët e Chelsea nuk e duan më teknikun Pochettino: gruaja e Thiago Silva e “shkarkon”

Sport
Pochettino



Humbja e dytë radhazi dhe vendi i njëmbëdhjetë në Premier League pavarësisht qindra milionë eurove të shpenzuara në merkaton e fundit. Sezoni i Chelsea deri më tani ka qenë mediokër, për ta thënë me delikatesë. E si rezultat pankina e teknikut Mauricio Pochettino është më e lëkundur se kurrë.

Tifozët po kërkojnë fuqishëm shkarkimin e tij dhe, siç duket, edhe dhoma e zhveshjes duket se nuk e ndjek më trajnerin argjentinas. Madje, bashkëshortja e mbrojtësit Thiago Silva, me një postim elokuent social, i sugjeroi një masë mjaft drastike drejtuesve të Blues.

GRUAJA E THIAGO SILVA SHKARKON POCHETTINO

Humbja e bujshme 2-4 e pësuar në Stamford Bridge kundër Wolverhampton është vetëm katastrofa e fundit në këtë sezon për Chelsea. Londinezët fatkeqësisht janë të njëmbëdhjetët në Premier League dhe në një krizë loje dhe rezultatesh. Zona evropiane është shumë larg dhe tifozët tashmë kanë humbur durimin me klubin dhe trajnerin Pochettino. Thirrjet në kor dje nga tifozët e Blues “Do të të pushojnë në mëngjes” ishin emblematike në këtë kuptim.

Lexo më tej: Video/ Alisson e katranos, Arsenal dërrmon Liverpool dhe rihap kampionatin: Chelsea thyhet në shtëpi

E mes të shumtëve që kanë dashur të shprehin mospajtimin ndaj trajnerit argjentinas është edhe bashkëshortja e mbrojtësit Thiago Silva, Isabelle da Silva, gjithmonë shumë aktive kur bëhet fjalë për debatet në rrjetet sociale. Bashkëshortja e mbrojtësit brazilian, përmes një postimi të publikuar në X, menjëherë pas mbylljes së Chelsea-Wolves ka dhënë një mesazh shumë të qartë për drejtuesit: “Është momenti për të ndryshuar. Nëse prisni akoma do të jetë shumë vonë”, ka shkruar ajo duke kërkuar fuqishëm shkarkimin e teknikut Pochettino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *