• |
ide | kryesore

2024 nis me lajm të mirë! Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 Janari

Lajme, Të fundit



Qytetarët e Kosovës, nga dita e nesërme, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen. Ky regjim, megjithatë, mbart disa rregulla që duhet të ndiqen – në të kundërtën pason gjoba ose ndalesa e hyrjes.

Me heqjen e vizave, qytetarët mund të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda 6 muajsh në zonën Shengen.

Udhëtimi pa viza duhet të shërbëjë për vizita turistike, çështje familjare, takime biznesi, programe studimesh ose të ngjashme.

Me vete qytetarët duhet të kenë adresën e akomodimit, biletën e kthimit dhe dëshmi të mjeteve të mjaftueshme financiare, sigurimi shëndetësor rekomandohet por nuk është i detyrueshëm.

Çfarë nuk lejon liberalizimi i vizave?

Udhëtimi pa viza nuk iu mundëson të punoni. Nëse mendoni të aplikoni, duhet të aplikoni për vizë pune në zyrën konsullore të shtetit përkatës. Qëndrimi pa viza nuk u ofron të drejtën për të kërkuar azil në asnjërin vend të zonës Shengen.

Abuzimet mund të cojnë në gjoba financiare dhe të rezultojnë me dëbim ose ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vjet.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *