• |
ide | kryesore

Wanda tregon dokumente që vërtetojnë leuçeminë: “Mos më zhgënje, 2024”

Sport
Wanda



Wanda Nara dëshiron të arkivojë sa më shpejt 2023-in e saj të vështirë, duke publikuar dokumentin që vërteton diagnozën e sëmundjes që e ka prekur muajt e fundit: leuçeminë. “Familja ime, e vetmja gjë që ka rëndësi për mua, është e shëndetshme dhe e lumtur. Çfarë mund të kërkoj më shumë? Vitit 2024 i kërkoj të mbajë një standard akoma shumë të lartë, mos më zhgënje. Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve”, tha shoëgirl-i argjentinas dhe bashkëshortja e Mauro Icardi.

Dokumenti i datës 24 tetor 2023, i nënshkruar nga Dr. Miguel A. Pavlovsky, shkruan: “Ju informojmë se pacientja Wanda Nara është nën vëzhgim në Fundaleu që nga korriku 2023 për leuçemi miloide kronike me një përgjigje të kënaqshme ndaj trajtimit të administruar. Ajo kryen vizita periodike në Argjentinë dhe Turqi për të kontrolluar sëmundjen e saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *