• |
ide | kryesore

Wanda Nara e tutat e Juventus: detaji sensacional tërbon tifozët e Inter

Sport
Nara



Wanda Nara di si ta marrë skenën, edhe pa thënë asgjë. Gruaja e sulmuesit Mauro Icardi ka qenë gjithnjë e zonja për të tërhequr vëmendjen. Në fillim me merkaton rreth bashkëshortit të saj, pastaj me historitë rozë e tani me një foto të thjeshtë. Imazhet e Lady Icardi, kanë zemëruar tifozët e Inter: arsyeja është e qartë. Tutat e Juventus të evidentuara mirë e bukur nga Wanda Nara. Disa foto të publikuara në rrjetet sociale nga Lady Icardi kanë tërbuar interistët dikur tifozë të ish-kapitenit të tyre Icardi e që nuk e prisnin një tradhëti të tillë.

Argjentinasja showgirl, në fakt ka publikuar disa foto, gjatë regjistrimeve, në të cilat ka veshur uniformën e Juventus. Në një foto, në veçanti, duket qartë logoja e klubit bardhezi. “Duke u përgatitur për një ditë të gjatë xhirimesh”, ka shkruar në rrjetet sociale Wanda Nara, e cila ditët e fundit ka pasur sukses të madh me këngën e saj të re “Money”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *