• |
ide | kryesore

“Wanda shkonte në shtrat me Brozovic”: Corona dënohet për trekëndëshin e dashurisë

Sport
Corona



Fabrizio Corona u dënua nga Gjykata e Milanos për shpifje të rëndë kundër Wanda Nara, Mauro Icardi, ish-sulmuesi i Inter tani te Galatasaray dhe Marcelo Brozovic, ish-mesfushori zikaltër që tani luan për Al Nassr. Në qendër të procesit, i mbyllur që në shkallë të parë, ishte një artikull i shkurtit 2019, i cili u shfaq në një faqe interneti në pronësi të Fabrizio Corona, i cili fliste për një flirt të supozuar me të cilin showgirl-i argjentinas kishte tradhtuar bashkëshortin e saj Icardi me Brozovic, shok skuadre në atë kohë.

DËMSHPËRBLIMI

Gjykatësja e dënoi Fabrizio Corona të paguante 1500 euro gjobë, të kompensonte sulmuesin Icardi e argjentinasen Nara me nga 7 mijë e 500 euro secili dhe Brozovic me 5 mijë euro. Bëhet fjalë për pagesa të përkohshme kompensimi që janë “të zbatueshme menjëherë”. Ndërkohë që përcaktimi i shifrës së përgjithshme të dëmeve “jopasurore” do të duhet të kalojë përmes një padie civile. Ish-menaxheri i fotografëve u dënua gjithashtu me “riparimin e dëmit” ndaj çiftit Wanda Nara dhe Mauro Icardi, që do të përcaktohet në një “gjykim të veçantë”.

Lexo më tej: FOTO/ Tradhëtia me Brozovic, Wanda Nara rrëfehet në gjyq: “Nga aty nisi ftohja e Icardit me Inter”

LAJMI I BUJSHËM FALS

Në prill të vitit 2022 Wanda Nara dëshmoi si palë civile në gjyq, që lindi nga denoncimi i saj dhe i dy lojtarëve. Sipas argjentinases Wanda Nara, e cila ishte gjithashtu menaxhere e Mauro Icardi në atë kohë, ajo që e quajti “scoop-i i rreme i Corona” kishte qenë baza e përçarjes mes bashkëshortit të saj dhe Interit, me lamtumirën që ndodhi në fund të sezonit 2018 -2019 pas muajve të trazuar në të cilët Maurito humbi shiritin e kapitenit. Në atë periudhë ai nuk luajti shumë ndeshje për shkak të një problemi në gju dhe klubi zikaltër u bezdis nga daljet e shumta televizive të gruas së tij, në të cilën ajo fliste publikisht për rinovimin e kontratës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *