• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Wanda Nara për tradhëtitë: “Icardi kishte 4 telefona për femrat, të ndara për kontinente”

Sport, Video
Wanda



Wanda Nara është kthyer të flasë për marrëdhënien e saj me sulmuesin e Galatasaray Mauro Icardi. Në fokus të argjentinases, në veçanti, ka qenë situata sentimentale e futbollistit përpara se të lidheshin bashkë. Wanda nuk ka ngurruar të flasë, duke zbuluar detaje pikante për zakonet e Mauritos.

ICARDI E RAPORTI ME FEMRAT

Në podacastin Rumics të Zaira Nara, ka ndërhyrë motra e saj Wanda Nara. Argjentinasja shfrytëzoi rastin të fliste sërish për bashkëshortin e saj, Mauro Icardi.

Ajo e bëri këtë duke zbuluar detaje se si ishin sjelljet e futbollistit para lidhjes dhe në veçanti zakonet e ish-kapitenit të Inter: “Ne ishim miq dhe kishte një vibrim në ajër, por nuk e dija nëse ishte vetëm për mua, apo e kishim të dy, apo edhe me dikë tjetër. Ishte çmenduri, më tha se kishte katër celularë për të folur me femrat. I kishte ndarë sipas kontinenteve”.

Lexo më tej: Wanda tregon dokumente që vërtetojnë leuçeminë: “Mos më zhgënje, 2024”

PARA E PAS WANDA NARA

Bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit argjentinas vazhdoi duke treguar se si ka ndryshuar jeta dashurore e Mauritos që kur ata filluan lidhjen e tyre: “Para asaj kohe, dyqind gra duhet të kenë kaluar nga ai krevat, por pas meje ishte shkatërrim total. Krevati nuk ishte më i nevojshëm. Të nesërmen ende e mbaj mend dhimbjen që kisha brenda, sepse nuk isha mësuar të jepja gjithçka, merrja Ibuprofen çdo katër orë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *