• |
ide | kryesore

Wanda e nata e parë në krevat me Icardin, krevati i shkatërruar e ibuprofene: “Çfarë dhimbje”

Sport
Wanda



Në botën e futbollit është çifti që merr më shumë interesimin e gazetave dhe tabloideve. Në një mënyrë apo tjetër Wanda Nara dhe Mauro Icardi ja dalin gjithnjë të jenë në qendër të vëmendjes. Argjentinasja zbuloi detaje intime shumë pikante të natës së parë në krevat me lojtarin e Galatasaray.

DYSHEKU I SHKATËRRUAR DHE SHUMË DHIMBJE

Wanda Nara aktualisht ndodhet në Brazil për arsye pune, por pati kohë për një bisedë me motrën e saj Zaira në episodin e podcast-it të kësaj të fundit. Një bisedë shumë intime, ndoshta tepër intime, ku Wanda zbuloi detaje shumë pikante për natën e parë të seksit me Mauro Icardin. Pa u ndikuar shumë, argjentinasja hyri në detajet më intime: “Ne ishim miq dhe me Maxi Lopez grindesha shpesh. Ishim në të njëjtën shtëpi por flinim në dhoma të ndryshme. Icardi ishte shoku im ndërsa unë isha në krizë me Lopez”.

Lexo më tejRrëfimi i Wanda Nara për tradhëtitë: “Icardi kishte 4 telefona për femrat, të ndara për kontinente”

Më pas erdhi rrëfimi: “Ne u takuam në apartamentin e tij si beqarë dhe në atë dyshek duhet të kishin kaluar 200 femra. Por pas meje ishte një shkatërrim total. Mbaj mend dhimbjen që ndjeva ditët në vijim, merrja ibuprofen çdo 4 orë. Nuk isha mësuar më parë të jepja maksimumin. Mendoj se nëse ajo natë nuk do të kishte funksionuar, ajo që erdhi më pas nuk do të kishte ndodhur kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *