• |
ide | kryesore

Anëtari i Backstreet Boys i jep fund martesës me stilisten

Arkiva



AJ McLean njoftoi se ai dhe gruaja e tij Rochelle, janë duke u divorcuar pasi janë ndarë për më shumë se një vit.

“Me dashuri dhe respekt të thellë e kemi marrë këtë vendim”, thuhej në deklaratën e tyre të përbashkët. “Fokusi ynë tani është të ecim përpara në mënyrën më të shëndetshme të mundshme me miqësinë dhe bashkëprindërimin e vajzave tona në krye të këtij kapitulli të ardhshëm.” Ish-çifti e përfundoi mesazhin e tyre duke falenderuar ndjekësit për respektin dhe privatësinë.

Edhe pse këngëtari “Quit Playing Games With My Heart”  tani konfirmoi se ai dhe Rochelle kanë qenë të ndarë për më shumë se një vit, McLean njoftoi ndarjen e tyre vetëm pas 11 vitesh martesë në mars 2023.

“Martesa është e vështirë, por ia vlen. Ne kemi vendosur reciprokisht të ndahemi përkohësisht për të punuar për veten dhe për martesën tonë me shpresën për të ndërtuar një të ardhme më të fortë”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët në atë kohë.

“Plani është të kthehemi së bashku dhe të vazhdojmë të ushqejmë dashurinë tonë për njëri-tjetrin dhe familjen tonë. Ne kërkojmë respekt dhe privatësi në këtë moment.”

Megjithatë, burime të shumta pranë artistit më vonë i thanë Page Six se McLean dhe Rochelle ishin ndarë  muaj më parë.

“Ata jetonin të ndarë që të paktën që nga janari,” zbuloi një burim i brendshëm. “Ai u largua nga shtëpia e tyre .” /Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *