• |
ide | kryesore

Backstreet Boys, homazh artistit Aaron Carter

-Instant, Paparazzi, Slider



Nick Carter u pushtua nga emocionet në performancën e tij të parë me Backstreet Boys pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij më të vogël, Aaron Carter.

“Ne  humbëm një nga anëtarët e familjes sonë dje,” tha Richardson menjëherë pasi grupi këndoi “No Place”. Një video montazh i anëtarëve të familjes së grupit u shfaq në ekran, me pamjen e fundit që tregonte një foto të vëllait të vogël të Nick-ut së bashku me “Aaron Carter 1987-2022”.

“Ne thjesht donim të gjenim një moment në shfaqjen tonë për të folur për të.  Vëllai i vogël i Nick, Aaron Carter, vdiq dje në moshën 43 vjeçare,” vazhdoi Richardson, duke ngatërruar gabimisht moshën reale të Aaron-it, 34 vjeç. “Ne do të donim t’ia kushtonim këtë këngë atij. Padyshim që do të na mungojë vëllai,” tha Howie Dorough. “U prehtë në paqe.” Grupi më pas këndoi hitin e tyre të vitit 2013, “Breathe”.

 

Aaron dhe Nick kishin një marrëdhënie sfiduese, e cila shpesh shfaqej publikisht në debate të ndryshme në Twitter.  “Edhe pse unë dhe vëllai im kemi pasur një marrëdhënie të komplikuar, dashuria ime për të nuk është zbehur kurrë”, shkroi anëtari i Backstreet Boys. “Gjithmonë kam mbajtur shpresën se ai një ditë do të ecte në një rrugë të shëndetshme. Të gjente ndihmën që kishte aq shumë nevojë.

“Ndonjëherë ne duam të fajësojmë dikë ose diçka për një humbje.Por e vërteta është se varësia dhe sëmundja mendore është keqbërësi i vërtetë këtu. Do të më mungojë vëllai im më shumë se çdokush tjetër. Të dua Chizz. Tani më në fund mund të kesh paqen që nuk munde ta gjesh këtu në tokë. Të dua vëlla i vogël.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *