• |
ide | kryesore

Belén Rodriguez konfirmon tradhëtinë e Stefano-s

F1, Paparazzi



Belén Rodriguez ka konfirmuar zërat për një lidhje mes ish-bashkëshortit të saj, Stefano De Martino me Alessia Marcuzzi.

Një ndjekës la një koment në një video të postuar nga Belén, në mbishkrimin e së cilës shkruhej: “Qesh mirë kush qesh i fundit”. Në koment, personi shkroi: “Një ditë do të na tregosh nëse lidhja e ish-burrit tënd me Marcuzzi-n ishte e vërtetë”. Belén i ktheu përgjigje duke thënë: “Konfirmoj”.

Lidhja e Stefano De Martino dhe Alessia Marcuzzi thuhet se ka nisurnë vitin 2020 sipas “Dagospia”. Në një artikull shkruhej se: “Marrëdhënia e fshehtë (e zbuluar nga Belén) mes Stefano-s dhe Alessia-s” ishte edhe shkaku i ndarjes së çiftit.

Zërat u mohuan menjëherë nga Stefano, i cili reagoi duke u shprehur: “Dikush shkroi se unë kam ose kam pasur një lidhje me Alessia Marcuzzi. Isha në një telefonatë me Alessia-n dhe Paolo-n, dy miq të mi të mirë dhe qeshëm me të madhe, pavarësisht se sa bezdisës është një lajm i tillë.

Fatkeqësisht, jam i vetëdijshëm për profilin mediatik që kam. Duke qenë se jam një personazh publik, pranoj lajme të rreme, kritika, çdo gjë që ndodh. E di që lajmet do të shkojnë dëm dhe jetoj i qetë. Por, ju lutem, le t’i shmangim lajmet që prekin familjet dhe fëmijët. Ju premtoj se nëse fejohem, apo dashurohem, do ju njoftoi”.

Më pas, edhe Rodriguez e komentoi lajmin, duke u shprehur: “Vetëm dy fjalë për të komentuar atë që po lexoni këto ditë: Me Alessia-n kam një marrëdhënie të bukur dhe respekt reciprok. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, asnjë mesazh. E vërteta (që përflitet) ka shumë të meta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *