• |
ide | kryesore

Pas çdo ndarje Belen Rodriguez rikthehet tek Stefano de Martino

-Instant, Paparazzi, Slider



Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë afruar sërish, pasi argjentinasja u nda nga babai i vajzës së saj, Antonino Spinalbese, pas rreth 1 viti e gjysmë lidhje. Pas fotove të bëra nga paparacët në aeroportin e Milanos, disa shkrepje të tjera të publikuara nga Whoopsee dëshmojnë se dyshja janë afruar edhe më shumë. Jo vetëm që De Martino shkoi ta priste Belen pas kthimit të saj nga Argjentina, por në ditët në vijim duket se çifti ka kaluar më shumë se një natë së bashku në shtëpinë e tij.

Faqja e thashethemeve Whoopsee ka publikuar fotografitë, që duket se nuk lënë vend për dyshime: Belen dhe De Martino duket se po kthehen sërish bashkë. Sipas faqes italiane, Belen arriti në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj duke u përpjekur të shmangë paparacët.

Mirëpo, pak më vonë, Stefano kthehet në banesën e tij në Milano së bashku me djalin e tij Santiago, vajzën e Belen, Luna Marie, dhe shoqen e pandarë të saj, Patrizia Griffini. Familja e madhe e kaloi natën në privatësinë e tyre, sipas Whoopsee, paparacët e të cilit nuk e kishin parë Belen të largohej nga apartamenti deri të dielën në mbrëmje.

Pas muajsh thashetheme për ndarjen, Belen konfirmoi se lidhja me babain e Luna Marie, Spinalbese, ka marrë fund. Ajo e ka përcaktuar veten beqare, në një Instagram Story të postuar në profilin e saj. Nga ana tjetër, prej muajsh përflitej për ndarjen e tyre. Antonino dukej gjithnjë e më i larguar nga jeta e Belen dhe takimet po bëheshin gjithnjë e më pak të shpeshta, edhe ato për shkak të vajzës së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *