• |
ide | kryesore

Ndahen sërish Belen Rodriguez dhe Stefano de Martino (Video)

-Instant, Paparazzi, Slider



Çifti më i komentuar i shoëbizzit italian dhe jo vetëm, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për të dytën herë.
Në prill të vitit që lamë pas, Belen Rodriguez dhe Stefano de Martino u bashkuan, duke u kthyer në kryefjalën e të gjitha mediave.

Në rrjete sociale nuk munguan postimet ku modelja dhe balerini konfirmuan lidhjen së bashku me foto romantike, madje u përfol se do të kurorëzoheshin me martesë për herë të dytë.Mirëpo, ndarja e tyre mbetet “enigmë”. Mediat italiane shkruajnë se ata nuk janë më bashkë prej kohësh, për më tepër kanë fotografuar Belen-in në të njëjtin restorant me ish-in e saj. E revoltuar nga këto lajme, modelja ka reaguar në një video në llogarinë e saj në Instagram, ku i kërkonte gazetarëve të bënin kujdes në shkrimet për të. Belen u shpreh se nuk është përgjegjësia apo plani i saj që dikush të vijë në të njëjtin restorant me të. Ajo theksoi se gjithçka kishte ndodhur rastësisht dhe rrëfeu se ditët që po kalonte ishin tepër të vështira.Me këtë rrëfim, ajo pranoi në njëfarë mënyre ndarjen nga Stefano de Martino, me të cilin ka edhe një djalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *