• |
ide | kryesore

Erë e fortë dhe dallgë 4.5 metra, ndalohet lundrimi në gjirin e Vlorës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vlorës



Kapitaneria e Portit të Vlorës, ka ndaluar lundrimin për anijet e vogla dhe peshkarexhat, jashtë gjirit të Vlorës, pasi në data 5-6-7 janar pritet erë e fortë dhe dallgë deri në 4.5 metra. Kapiteneria u ka bë thirrje pronarëve të anijeve që të sigurojnë mjetet e tyre lundruese.

Në njoftimin e tyre bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës pritet të jetë pas orës 06:00 të datës 08 janar 2024.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 25-30m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 35-40m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

1. Është ndaluar dhënia e leje-nisjes gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marrjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 05-06-07.01.2024

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 08.01.2024″ – thuhet në njoftimin e kapitenerisë. ©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *