• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e bashkëshortit të 41-vjeçares: Më tha se nuk duronte dot më përbuzjen

Arkiva, Lajme, Të fundit
41



Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Durrës e ndodhur pak ditë më parë, por e raportuar sot, ku një grua, nënë e katër fëmijëve i ka dhënë fund jetës pas denigrimit në rrjetin social TikTok. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në datën 2 janar kur edhe ka ndodhur ngjarja e rëndë në Sukth, autoritetet kanë marrë në pyetje bashkëshortin e 41-vjeçares, i cili ka deklaruar se një natë para se të ndërmerrte aktin e rëndë, ajo ka qenë në gjendje të mirë dhe ka festuar Vitin e Ri.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka pasur stres dhe ankth kohëve të fundit si pasojë e një profili të hapur në platformën TikTok me emrin e saj. Prej kohësh ajo ishte shprehur se nuk e përballonte dot foton që i kanë publikuar, të cilat i kishte denoncuar. Ai është çuar në mëngjes dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes në mes të shtëpisë, është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Gjatë mbërritjes në vendin ku ndodhi ngjarja, mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar fotoksinën e gjetur brenda në banesë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Por hetimet e policisë së Durrësit nuk janë fokusuar vetëm tek pista e bullizimit të saj në rrjetet sociale, ashtu siç ka deklaruar bashkëshorti i saj.

Hapja e një profili fals në Tik Tok që denigronte figurën e Bedrie Lokut në dhjetor të vitit 2022, ka detyruar policinë t’i thellojë më tej hetimet. Policia po verifikohen marrëdhëniet e saj familje për të caktuar veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”. Policia po merr në pyetje të gjithë familjarët e 41-vjeçares. Po ashtu hetuesit e çështjes kanë sekuestruar edhe telefonin celuar të viktimës për t’ju nënshtruar ekzaminimeve me qëllim nxjerrjen e të dhënave që mund t’i shërbejnë hetimit. /TCH



3 Comments

  1. nuk eshte interneti per femije

    NE GAZA NENAT PO SHOHIN FEMIJET E TYRE TE VRARE E JU KENI KOHE PER INTERNETRA

      1. Mundë të jet terrorist islamik. Ky që qanë hallin E Gazës. Dhe nuke shefë dhe qanë hallin E Turqve shqip foles se çfare krimësh janë dukë Ber nep Shqiprie…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *