• |
ide | kryesore

Bislimi jep lajmin: Tashmë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë edhe në Spanjë pa vizë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë. Në një postim në Facebook, Bislimi ka shkruar se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza dhe drejt këtij shteti evropian, i cili ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit.

“Ndërsa më 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Schengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, shkroi Bislimi.

Qytetarët e Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, nga 1 janari po mund të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen me 27 anëtarë, pasi hyri në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Udhëtimi pa viza fillimisht nuk ishte i mundur në Spanjë. Kjo pasi Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Aty bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania. Megjithatë, të gjitha këto shtete njohin dokumentet e udhëtimit të lëshuara nga autoritetet në Kosovë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *