• |
ide | kryesore

Franca zgjedh kryeministrin më të ri në historinë e saj

Arkiva, Planet, Syri i Lapsit
Gabriel atal



Gabriel Attal do të jetë kryeministri më i ri i historisë së republikës së V në Francë. Ai u ngarkua nga Presidenti i Republikës Macron me detyrën e krijimit të një qeverie të re. Në moshën 34-vjeçare, ministri jetëshkurtër i Arsimit, i renditur në të majtë të shumicës presidenciale, do të duhet të përpiqet t’i japë frymë të re mandatit të dytë pesëvjeçar të Emmanuel Macron.

Mbrëmjen e së hënës, ish kryeministrja Elisabeth Borne i dorëzoi Emmanuel Macron dorëheqjen e qeverisë së saj, me kërkesë të kreut të shtetit që e pranoi atë, pas njëzet muajsh qëndrimi në Matignon.

Transferimi i pushtetit midis zonjës Borne dhe Gabriel Attal duhet të bëhet tashmë në orët e ardhshme në Matignon. Ky i fundit u ngarkua nga Emmanuel Macron për të formuar një qeveri të re.

Shefi i opozitës së majtë Melenchon e komentoi këtë emërim si fshirjen e pozicionit të kryeministrit dhe zëvendësimin e tij me një zëdhënës së presidentit. “Fatkeqësi për popujt që i zgjedhin princat fëmijë” shkroi ai. ©Lapsi.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *