• |
ide | kryesore

Putin kërcënon me armët bërthamore: Lufta mund të shuajë qytetërimin

Arkiva, Kryesore, Planet
Putin



Rusia i është përgjigjur ashpër sinjaleve për përshkallëzim të konfliktit. Një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden e quajti Vladimir Putinin një “bir k*rve të çmendur” dhe presidenti francez, Makron deklaroi se trupat e NATO-s mund të futen në Ukrainë, Putin shfrytëzoi një fjalim vjetor në Parlamentin rus për ta sfiduar Perëndimin me mesazhe kërcënuese.

“Gjithçka që po sajon Perëndimi, çon në të vërtetë në kërcënimin e një konflikti me armë bërthamore dhe për rrjedhojë në asgjësimin e qytetërimit,” – u shpreh Putin. Presidenti rus iu drejtua drejtpërdrejt vendeve perëndimore, kur deklaroi më pas: “Edhe ne kemi armë të afta për të arritur në territoret tuaja”.

“Ne kujtojmë fatin e atyre që dërguan kontigjentet e tyre në territorin e vendit tonë,” – vazhdoi Putin, duke aluduar për sulmin e Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik. “Tani pasojat për ndërhyrësit e mundshëm do të jenë shumë më tragjike.”  

“Perëndimi bëri llogaritë gabim dhe u ndesh me pozicionin dhe vendosmërinë e fortë të popullit tonë shumëkombësh,” – tha Putin para një auditori zyrtarësh qeveritarë, anëtarëve të parlamentit dhe figurave të shoqërisë civile që u mblodhën në Gostiny Dvor të Moskës.

Lexo më tej: The Economist: A është Europa gati nëse Putin sulmon NATO-n? 

Fjalimi për “Gjendjen e kombit” është i mandatuar në Kushtetutën e Rusisë, por kësaj rradhe Vladimir Putin nuk e kaloi thjeshtë si një formalitet. Putin e përdori për të shfaqur lidershipin e tij pranë zgjedhjeve ku do të rikandidojë, ndërsa mesazhet nga Perëndimi duken shumë të forta.

Putin, “një bir k*rve i çmendur”

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti Putinin “një bir k*rve të çmendur” një javë më parë. Kjo fyrje nuk kishte ndodhur më parë në një rang kaq të lartë shtetëror. Presidentët amerikanë asnjëherë nuk e kanë fyer një President rus në këtë formë.

Deklarata erdhi pasi Putini provokoi me një intervistë në televizionin shtetëror rus, duke thënë se mes Donald Trump dhe Joe Biden, do të zgjidhte këtë të fundit për President të SHBA-ve, pasi është “më i parashikueshëm”. 

Lexo më tej: Evropa tronditet nga deklaratat e Donald Trump për NATO-n 

E bërë nga kushdo tjetër që nuk quhet Vladimir Putin, kjo zgjedhje do ta bëntë Biden të buzëqeshte. Por e thënë nga armiku, bën të kundërtën. Amerikanët prej dekadash ndëshkojnë në votë kandidatin presidencial që shihet si i preferuar i Rusisë, dhe Putin pikërisht me këtë provokoi.

Dhe situata në Ukrainë nuk favorizon Perëndimin. Pavarësisht miliardave në para, armë dhe ndihma që i janë çuar Ukrainës, basti i Perëndimit për një syrgjynosje të Rusisë nuk duket se po ecën. Ukraina sapo humbi dhe një qytet tjetër ndaj focave ruse, Avdiivkan. Dhe duket se një kundërsulm është i pamundur. Rusët duken të pamundshëm.

Franca përplaset me Gjermaninë, sygjeron futjen e ushtrisë së NATO-s në Ukrainë

Ndërsa në kontinentin europian ka një mospërputhje qëndrimesh kundrejt Rusisë, ku mes dy superfuqive, Gjermanisë dhe Francës, kjo e fundit po i hedh benzinë zjarrit duke sygjeruar se mund të futen trupat e NATO-s në Ukrainë.

Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, politika gjermane është diktuar nga një parim: Shmangni me çdo kusht një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Por pas një samiti të liderëve europianë në Paris të hënën, presidenti francez Emmanuel Macron hodhi në erë stilin e kujdesshëm gjerman.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të siguruar që Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë”, u tha Makron gazetarëve. “Gjithçka është e mundur,” tha ai, duke përfshirë dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë.

Lexo më tej: Makron: Nuk përjashtohet dërgimi i trupave në Ukrainë! 

Këto komente ishin një kontrast i fortë me kancelarin Olaf Scholz, i cili pak përpara nisjes për në samitin në Paris dha argumentin e kundërt. Scholz paralajmëroi për rreziqet e një reagimi të ashpër nga Rusia, nëse qeveria gjermane do të dërgonte raketa me rreze të gjatë të prodhimit gjerman, Taurus në Ukrainë.

“Ne nuk mund të jemi të lidhur në asnjë pikë me objektivat që ky sistem raketor mund të përdoret për të goditur. Kjo duhet qartësuar. Unë jam i habitur që disa njerëz as nuk janë të prekur nga kjo, se ata as nuk mendojnë se nëse çohen këto raketa, mund të sjellë në një lloj përfshirje në luftë” – u tha Scholz gazetarëve në Berlin.

Në fakt, Gjermania nuk është e vetmja në ngurrimin e saj për të qenë tepër provokuese ndaj Moskës. Të martën, udhëheqësit e disa vendeve të NATO-s u distancuan nga komentet e Makron, duke këmbëngulur se nuk kanë plane për të dërguar trupa në Ukrainë.

Por frika gjermane për konfliktin me Rusinë është veçanërisht e fortë. Kjo është kryesisht si pasojë e historisë. Kërcënimi rus është i rrënjosur prej kohësh në imagjinatën gjermane. Ekziston edhe një element i fajit historik.

Më herët gjatë luftës, Scholz vonoi një vendim për dërgimin e tankeve Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, pjesërisht për shkak të një brezi të fortë pacifist në vend. Por francezët kanë më pak rezerva të tilla. Dhe prandaj Makron ndihet më rehat dhe flet për mundësinë e çuarjes së trupave ushtarake të NATO-s në Ukrainë.

Lexo më tej: Libri kontrovers/ 10 surprizat e luftës së Putinit 

Të martën, Scholz rrëzoi çdo konsideratë të vendeve perëndimore që dërgonin trupa për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës. “Nuk do të ketë trupa tokësore nga vendet evropiane apo NATO”, shkroi ai në X.

Megjithatë, për Vladimir Putinin duket se edhe aludimet e hedhura si shashka diku në Perëndim se NATO mund të futet në Ukrainë, nuk mund të lihen pa përgjigje.

Siç e tha dhe Presidenti rus, “ne kujtojmë fatin e atyre që dërguan kontigjentet e tyre në territorin e vendit tonë. Tani pasojat për ndërhyrësit e mundshëm do të jenë shumë më tragjike.” 

Përgatiti ©LAPSI.AL 



33 Comments

  1. krruajeni bythen po jua mbajti se e kujtuat putinin te dobet, ndersa tani doli shume me i forte dhe e thene kjo nga shefi i shtabit te ushtrise amerikane ka nje domethenie

    1. Nuk I pjerdh SHBA keta kuqalashet e stepave ,sic nuk I pordhi per 70 vjet derisa u shemben nga mungesa e ushqimeve dhe mallrave ne vitet 80-90.

    2. E VERTETA HYJNORE SI KRIJIM SISTEM FUNKSIONI ,,PADREJTESIN SI SISTEM JETE MUND TA PERMBYSIN NESE KETA AUTOR DHE AKTOR QE E SOLLEN NE KETE PIK NUK PRANOJN DOMOSDOSHMERIT DHE NUK JUSTIFIKOJN PERGJEGJSIT thotë:

      JA SE CFAR BEN INTERESI PER PUSHTET PARA ,KONKURENC VETSHKATRRIMI ,DERI NE VETZHDUKJE SEJCILI DON TE DAL I PARI TE GJITH KUNDERSHTOJN NJERI TJETRIN PER SHKAK TE EGOS DHE FUQIS TE GJITH ARMIQ KURSE ME TE VERTETEN TE GJITH PRANOJN NJERITJETRIN DUAN DHE RESPEKTOJN PER TJETRIN SI PER VETE JA CFAR KONTRASTI DHE CFAR PIKE ARRITEM TE JETOSH KESHTU ME PADREJTESI DRITAT PO FIKEN TE JETOSH ME TE VERTETEN SE PRANOJN ,POR NE FAKT JETEN E DUAN SEJCILI ,HAKUN E VET SHPETIMIN DHE CDO TE MIR DERI NE PAFUNDESI ,DHE HUMBJE PADREJTESI TU BEHET,NUK PRANOJN , APO NDESHKIM ,KJO NUK FUNKSIONON KESHTU PASI GJITHCKA U KRIJUA DHE FUNKSIONON SIPAS VULLNETI ZOTIT DHE JO SIC DUAM NE,,,KJO TASHME ESHTE FAZ KUPTIMI PER DOMOSDOSHMERIT SI MUNDESI PAQE SIGURIJE SHPRESE ZGJILLJE ,SHPETIMIT ,MASIV FTOHENI NE MESHIR TOLERANC VLERA LOGJIK TE DREJT MOS MERRNI PERGJEGJSI PERPARA NJERZVE DHE ZOTIT PER GJAKDERDHJE NE TOK PA NEVOJ

      1. UN NESE ANGAZHOHEM NE NJE CESHTJE DUA TE KEM SUKSES ,ZOTI I KRIJOJ DHE SHPJEGOJ RRUGET E SUKSESIT PO TE DESHIRONI SHIKONI NJE HERE PASI TE GJITH KETE DUAM thotë:

        MBI CFAR BAZE E BEJ NJE KOMENT ,1MBI BAZEN SI E KA KRIJUAR ALLAHU NDESHKIMIN ,DHE SHPERBLIMIN , APO MESHIREN PER PENDIMIN SIPAS ANGAZHIMIT NJERZOR, ANGAZHIMIN ,DHE KALIMIN E CAKUT ,ZHVILLIMIN ME KAHJE INTERESIN KONKURENCEN PAZARET ,DHE MUNDESIT PER TE MIREN APO TE KEQEN SHKALLEN E ZHVILLIMIT KUFIJT E IMUNITETIT , PAMUNDESIT DHE DESHIRAT, ECURIT NE KONKURENC ME PAMUNDESI ,TRIUMFI KREATIVITETI NJERZOR ,FRIKA NDESHKIMIT DHE IMAGJINATA SHPETIMIT PERMES MUNDESIVE ,FIZIKE QE KAN ARMET E SHKATRRIMIT NE MAS DHE PRESIONET , KUNDERSHTIMET MES PALEVE DHE MATURIJA TAKTIKE FUQIS DUKE VEN NE RRALL MUNDESIT KETA DHE SHUM TE TJERA COJN NE DHENJE MENDIMI SI SKUJTES SE TASHME SIGURIJA ,ME KUSHTEZIME DHE MUNDESI MOSPERMBUSHJE QELLIMI POR MOSDORSIM NE NDESHKIM NJERIUN E CON DREJT FUNDIT TE DESHTIMIT DESHIRAVE ,DHE FUNDIT TE TIJE DHE ME FUNDOSJEN E GJITHEVE ,KY ESHTE MOMENT I VESHTIR PER TE GJITH DHE JO TE GJITH JAN SI NJERI ,KJO NUK NDOLL ASKUN QE INTERESI TI VENDOS GJITH NE NJE LIJE ,DHE TE GJITH TE NGOPEN DHE DALIN TE FITUAR KJO ESHTE PERIULL KALIMTARE E SHKURTER QE TASHME KA KALUAR NDOLLEMI NE MOMENT SFIDE KUR U ZGJUAN TE GJITH DHE TE GJITH TE DALIN TE PARET ME SHPEJTESI I PARI, QE MUNDESIT SJUA JAPIN MUNDESIN THUAJSE ASNJERI ,PRA KUSHTEZIMET E NDERSJELLTA JAN PER REFLEKTIME KONKURENC DHE STRATEGJI TE NDERSJELLT QE TASHME NUK JEMI VETEM NE NIVEL FJALESH QE EKLIPSOJN EKUJLIBRA QARTESI BESUSHMERI SIGURI ZGJILLJE TOLERANCE MIRKUPTIMI MARRMESHJE POR STANDART VEPRIESHT TE NXITUARA QE NGA MOMENTI NE MOMENT ZHVILLIMET SHFAQIN PASIGURI ,DHE ERE ,ZHVILLIMESH JASHT KONTROLLI ,TASHME ,NE KUSHTE TE TILLA ME PIKPYETJE PER CDO ANGAZHIN PER FJALEN INTERES ,SEJCILI DON SIGURI NE ANGAZHIMIN E VET SUKSES DHE PRITSHERI POZITIVE PA DALLIM SYGJERIMI QE BEHET ,NESE VEREFIKOJN ATE CFAR MENDOJM FLASIM DHE VEPROJM A ESHTE STANDARTI PER TE CILEN ESHTE KRIJUAR TE FUNKSIONOJN SIC NE E MENDOJM PASI ASKUSH NUK DON SHKATRRIM NDESHKIM ZHDUKJE THJESHT KOMENTET I KAM BERE JO URREJTJE JO FRIKSIM PASI I KEMI MUNDESI RRUGET QE TE MOS BEJME QE TE BEHEMI FRIKACAK JO HUMBES ,DHE JO TE NDESHKUAR POR ATE QE DESHIROJM TA ARRIM NE MENYREN E DUHUR , PASI PER TE INVESTUAR ,RRENIMIN ME MENDIM PERFITIMIN NE KRAHASIM INVESTIMIN ME MENDIM RREGULLIMIN KA NDRYSHIM ESENCIAL NE KOSTO DHE CDO KUPTIM PASI PADREJTESIJA KA HUMBJE PA LLOGOARI DHE E KUNDERTA FITIM PA MAS AI QE GJITHCKA KRIJOJ NUK KRIJOJ ASGJE KOT ,KOMENTET THJESH ME MENYREN QE I KUPTOJ NGA LEXIMI RALITETIT NE CDO KUPTIM NUK KAN TONIN ANTINJERZIM NE ESENC POR NATYRALITETIN HYJNOR QE KA SEJCILI NGA NE NE LIDHJE ME VETEN TA KEMI PER TE GJITH SI DOMOSDOSHMERI TE SIGURIS QARTESISE ZGJILLJES SHPRESES SHPETIMIT VETES SEJCILI NGA NE PASI NE FAKT KESHTU QE VULLNETI ZOTIT E KRIJOJ GJITHCKA TE FUNKSIONOJN SI UNITET KUSH DIN ME SHUM DHE ME MIRE LE TE BEHET NDIHMES DHE PLOTESUES NE DOBI ,PER TE MIREN E SEJCILIT ESHTE MBROJTJA ,SIGURIJA QARTESIJA ZGJILLJET PAQA SHPETIMI TIJE URDHERONI TE GJITH ANGAZHIMET PER VETET TUAJA U KRIJUAN TE FUNKSIONOJNE SI ANGAZHIMI NE TE KEQE QE SJELL NDESHKIM FUNDOSJE SI NE PENDIM MESHIR SI NE VEPRA TE MIRA SHPERBLIM ASKUSH NUK JUA IMPONON APO NDALON POR CESHTJA ESHTE TE KENI SUKSES

  2. Jo i dobët që është por pa bythë te fitojë në luftë burrash përballë!!!
    Lufta e tij është të bombardojë objekte civile duke vrarë njerëz të pafajshëm e shkatërruar at.
    Shtëpi ,shkolla ,spitale, super markete!!! Kjo është lufta e tij që s’do t’ja dijë as për njerëzit e tij. Vriten ushtarët si pula e nuk janë pak 425 mijë mish për top!!!
    Kërcënon me armë bërthamore sikur i ka vetëm ai.
    Ka burrë nëne të zbatojë një urdhër të tillë!!!
    Duket e lehtë për psikopatin por se kupton që firmos fundin e tij!!

    1. Ishalla e lexon shkrimin tend Putini e nderron mendje😉 . Deshi ta kruaje bythen elita socialiste amerikane me “ariun”, tani ta cojne deri ne fund misionin po paten bythe.

      Per ca miliarda dollare me shume ne xhepat e miliardereve amerikane, po fusin ne lufte dhe do shkaterrojne Europen kurve ( se Ukraines ja ben naften) qe eshte si qen i zbutur i Amerikes.

      1. Putin te ha karin. Mendonte se do pushtonte Ukrainen brenda tre ditesh, hyri ne vitin e tret te luftimeve. La lesht ne njerez dhe armatime dhe mezi ka kap nje cop toke aty e po behen mullar me te vrar pa levizur nje centimeter. sakrifikon 100.000 ushtar per te kap dy fshatra Bahkmut dhe nje tjeter tani. Ne nje vit e nent muaj mezi kapi dy fshatra. te kap gjith ukrainen duhet te sakrifikoj gjith rinin ruse i bie. Ky kur del e kercenon do te thot qe kerkon bisedime, do te thot qe nuk eshte dhe aq mir se po te ishte mir skishte nevoj te kercenonte.

        1. Ka marre 25%te territorit te Ukraines, aq sa donte. Ka vendosur kufirin ne Dnjeper e nuk ka levizur 1 m prapa.
          Sulmin ajror e ka bere si nderhyrje kirurgjikale, kot llomotisin per pasoja ne civile, jane krejt te paperfillshem.
          Ushtare ka humbur per dy vjet sa cmund te humbiste ne manovra ushtarake.
          Perdori Wagner per betejat ne qytete , ndaj nuk ka humbur ushtare as sa 1/5 qe ka humbur Ukraina.
          Keto e bejne Putinin shume te rrezikshem!
          Ai di cfare po ben, por ca idiote ne perendim po e bejne corbe situaten! Zoti na ruajte!
          Nje fuqi berthamore nuk mund te humbase lufte!
          Kjo dihet tashme.
          Putin eshte i rrezikshem nqs vazhdohet me keto idiotesi !
          Biden qe fyen Putinin me fjale te ulta nuk eshte e mire.
          Nje njeri i cmendur nuk prish pune, por nje president i cmendur i nje fuqie berthamore shuan njerzimin!

      2. hahaha, Putin ariu. Mir qe ndrroi mendje Prigozhini se per pak e rrezoi Putinin me 10 mij burra, e beri tja mbathte me te katerta nga Moska.

        1. Ku e ke Pirdhgozhinin sot dhe ku eshte Putini? O progresist, Rusia eshte “ari” sepse eshte fuqia e pare apo e dyte berthamore ne bote. Kjo e ben te jete “ari”.

          Dhe po e krujte sumen , dihet ca te ngjet.

          1. Ti qe qe ke degjuar disa fjale te shkeputura dhe i perdor “sorosian,progresist etj etj) ti je kokrra e injorantit analfabet funksional. Ca injorante si ti jane ne cepat e shoqerise me me jarge se nuk i pne goje e me sperme ne buze, se nuk i pjerdh njeri!

  3. Armiku i popullit
    Cfare ben nje baba per te mbrojtur familjen e vet
    Perdor te gjitha menirat dhe te gjitha forcat per te mbrojtur familjen
    Pra dhe
    Putena do te mbroje familjen e vet dhe do perdore te gjithe forcen kondra armikut pa upenduar
    Se mbron familjen e vet
    Kushnuk esht baba i mire dorezohet
    Baba i mire esjt ai qe sakrifikon veten per familjen
    Prababa i kombit rrus esht Putini
    Dhe ai do bej gjithcka per kombin rrus
    Rrusia nuk po pushton as Gjermanin as Francen
    Ukrahina esht sllave ceshtje brendeshme
    Si ths zShose ceshtja zzzbeleri esht ceshtje Shqiperi zgreqi jo ceshtje Evropjsne
    Pra ceshtjs e Ukrahines esht ceshtje Sllave ta zgjidhin vete sllavet sesht ceshtje Evropjane

    1. ik arsimohu o shoku se nuk merr vesh nga keto pun. Putin po kercenon duke then qe do digjemi dhe ne po do u djegim dhe juve. Cfar baba i mir eshte nje qe djeg familjen me gjith veten? Putin eshte i tipit, pas meje kjameti (si Saliu). Dhe nuk eshte problem vetem i sllaveve, po eshte problem i gjith botes tashme.

      1. Armiku i popullit
        Newofte se keni parasish
        Di strateget me te medhenj te kohes kane sulmuar Rrusine
        Bonoparti dhe Hitleri .Bonoparyi u terhoq Hitleri himni luften dhe u pushtua nga zrrusia
        Armikut kij i natin mos i ha hakun esht nje shprehje
        Kur shikon qe te vrasin familje prindi nuk mendon azgje
        Perdor te gjithe fuqit e tij qe ka
        Nje proverbe popullore thote
        Mos e ngacmo Ariun ne fole te vet
        Se po u zgjua te ben gjemen

  4. ky eshte frikacaku me i gjigand ne rusi ka 100000 vete qe e ruajne se sja mban bytha dhe thote qo tju bej mut , pordhe me rigon , ketije duhet te qihet çdo qelize e trupit dhe te degjenerohet ne mes te brukselit, eshte formuar nje grup shume i rrezikshem me perberje rrusesh dhe te tjere per ta eleminuar , keni per ta degjuar, motren do ja shkerllejne bashke me vuçiçin qe mos exsistojne me sllave te degjeneruar

  5. ju qe beni si profesore kundra amerikes
    ju qifte usa piçkat e motrave tuaja eoropes ti thithni karin ,sepse ju me putinin tuaj do shkoni per lesh moterqira

  6. Ruset jane bijte e “Ruletes Ruse”.Ne luften e dyte boterore u bene mish per top.22milion rus u vrane,9 million Gjermane dhe 12 million te tjere perfshi 6m hebrej.Ato luftuan edhe pa arme,nji pushke tre vete.
    Jane ato qe jane….
    ….,Nuk duhen nenvleftesu.

  7. O kari lales, nuk eshte pune profesorlleku. Mjafton te hapesh syte, te shikosh harten qe eshte mare 1/5 e territorit Ukrainas njehere e eprgjithmone. Nuk fitohet lufta me propagande e me deshira e me te qifsha. O mos e kruaj bythen, ose hyn ne lufte e bej lufte po ta mbajti bytha.

    Por kara si puna jote, dine vetem te hane sufllaqe e te dhjesin. Dhe tani nje pershendetje revolucionare per ty: Te qifshin pickat e motrave e robve te ghithe ameriqenet,ruset,kinezet e indianet bashke😀.

  8. Deklarata e Makron ishte provokuese dhe e papargjegjshme. Cdo njeri me njohuri mesatare mbi

    historine dhe fuqine ushtarake te Natos dhe Rusise e di se Nato eshte shumefish me e fuqishme

    nga ana ushtarake si dhe nga ana logjistike e njerzore se Rusia dhe ne nje lufte konvencionale

    Rusia apo cdo shtet tjeter qofte edhe Kina nuk mund te perballonte koalicionin me te fuqishem

    qe ka njohur bota deri me sot. Ne keto kushte Rusise do ti mbetej vetem nje mundesi, perdorimi

    i armeve nukleare dhe i armeve te shkaterrimit te mase cka do ta bente nul superioritetin

    e Natos por do shkaterronte qyteterimin. Vetem nje i marre apo i papergjegjshem mund te ideoi

    nje perballje te Natos me Rusine. Makron ben trimin se ashtu i kane thene, se s\ka cfare humbet

    ka nje plake sa nenen e vet per grua, eshte pa femije dhe i duket lufta si loje futbolli ku pas

    ndeshjes japin doren njeri tjetrit. Vete populli francez duhej ta kishte kundershtuar deklaraten e

    Makron sepse francezet e kane provuar te pushtojne Rusine ne kohene Napoleonit, te shkojne

    edhe deri ne Moske, te gjejne nje moske ne flake dhe te kthehen me 10 % te ushtrise me te

    cilen kishin sulmuar Rusine.

  9. Don
    29/02/2024 te 18:42
    Ka marre 25%te territorit te Ukraines, aq sa donte. Ka vendosur kufirin ne Dnjeper e nuk ka levizur 1 m prapa.
    Sulmin ajror e ka bere si nderhyrje kirurgjikale, kot llomotisin per pasoja ne civile, jane krejt te paperfillshem.
    Ushtare ka humbur per dy vjet sa cmund te humbiste ne manovra ushtarake.
    Perdori Wagner per betejat ne qytete , ndaj nuk ka humbur ushtare as sa 1/5 qe ka humbur Ukraina.
    Keto e bejne Putinin shume te rrezikshem!
    Ai di cfare po ben, por ca idiote ne perendim po e bejne corbe situaten! Zoti na ruajte!
    Nje fuqi berthamore nuk mund te humbase lufte!
    Kjo dihet tashme.
    Putin eshte i rrezikshem nqs vazhdohet me keto idiotesi !
    Biden qe fyen Putinin me fjale te ulta nuk eshte e mire.
    Nje njeri i cmendur nuk prish pune, por nje president i cmendur i nje fuqie berthamore shuan njerzimin!

  10. Po ti mor Joe Biden je super bir kurve dhe mbi te gjitha rrote kari i semure mendor qe as vete se di ca je. O kar je president nqs se din, se semundja ti ka qi trute o kukull e Soros

  11. E masakroi Berisha më 97. Gazetari Zamir Dule i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore nga zemra, apel për ndihmë!Bravo lapsi per jehonen ketij hitleri te ri ne boten moderne.

    1. ????????????????????????????????????????????????????? ca ishte kjo intermexo rilindese kshu?:) Nga lufta ne Vietnam tek nderzimi artificial:)))

      1. Haha … Kështu përçart flasin sahanlëpirësit e kuq, çfar të ngjisi të ngjisi.

        Inject the venom! Hidhe helmin.

        🙂

  12. S’e shef e, na u prish gjumi ne nga keta vampiret e KGB.

    Me mire me vdek, o cuna, se me duruar trangullin komunist ne fyt. Le te tremben pinket e Tiranes nga trangulli komunist qe u ka zene gryken ketu dhe 80 vjet. Bota e lire nuk trembet.

    Predhat berthamore ne te s’emen e Putinit do te kthehen. Me mire i vdekur, sesa te te punojne komunistet bythen dhe gryken…. sic po e bejne ne Tirane, fjala bie.

  13. Disa muaj para se Rusia të sulmonte Ukrainën, ndonëse ishte dhënë njëfarë alarmi nga shërbimet e fshehta perëndimore, si qeveria e SHBA, ashtu edhe BE e Britania deklaronin se nuk kishte ndonjë rrezik të tillë, edhe për faktin se Putini e mohonte në mënyrë kategorike se kishte ndërmend të sulmonte.
    Rusia e Putinit, dy vite pasi e nisi luftën, vërtetë që ka arritur të pushtojë 1/5 e teritorit ukrainas , por ndryshe nga se propogandnin filorusët që Ukraina do të pushtohej mbrenda disa javësh, e ushtria ruse do të hynte në Kiev për të arrestuar qeverinë “naziste” të Zelenskit për ta zëvëndësuar me një qeveri ruse, ky plan dështoi tërësisht.
    Putini nisej nga qendrimet e mefshta të vendeve të NATO-s në vitin 2014 që nuk u ndjenë për pushtimin e Krimesë , e krijimin e autonomisë së rusëve në Donbas.
    Veç kësaj, Putini shkonte me mendjen se Europa nuk do të lëvizte përsëri, pasi ekonomia e saj ishte tërësisht e mvarur nga GASPROMI , gjiganti rus i naftës e gazit, tashmë i drejtuar nga ish kancelari socialist gjerman Schrëder.
    Pavendosmëria e BE për të reaguar menjëherë pas sulmit për të ndihmuar Ukrainën, ngadalsia burokratike e vendimmarjes pët veprime, bëri që Rusia në një kohë të shkurtër të pushtojë ushtarakisht teritoret që pretendonte e bile të niste edhe trupat në drejtim të Kievit.
    Fakti që Putini pas dy vitesh, po i shton kërcënimet me sulme bërthamore, ndryshe nga si e komentojnë filorusët si “ariun e pamposhtur rus”, është një sinjal që ai ka filluar të humbasë besimin e fitores ndaj Ukrainës.
    Ndërkaq , edhe perëndimi nuk bën mirë që të deklarojë publikisht se Rusia nuk do të ndërmarë një veprim të tillë që i kalon të gjitha kufijtë e marrëzisë .
    Kjo situatë nuk zgjidhet edhe me sharjet banale të presidentit rus nga presidenti amerikan.

    Dihet se Putini filloi të trimërohej shumë kur si president ishte Obama.
    Në ato vite nga mediat nuk përmendej më nga mediat si “njeriu i vitit” presidenti amerikan, po presidenti rus.
    Situata ndryshoi me ardhjen në Shtëpinë e bardhë të presidentit “kontravers” Trump.
    U harua Putinit e në të gjitha mediat e botës si “njeriu i vitit” doli Trunp, ndonëse ky kishte bërë disa takime me Putinin.
    Për mendimin tim, rreziku i përdorimit të armëve bërthamore, është edhe sot jo nga një shtet i fuqishëm si Rusia, por nga një diktator psikopat si ai i Koresë së Veriut.
    Duhet të sjellim në kujtesë, se Putini gjatë presidencës së Obamës, nuk ishte ndjerë ndonjëherë të kërcënonte NATO-n me sulm bërthamor, e as në presidencën e Trump, ama për motive të ndryshme.
    Kim Jongu koreanoverior, jo vetëm kërcënonte me deklarata të hapura perëndimin për sulme bërthamore, por edhe vazhdonte në kundërshtim me vemdimet e OKB, të bënte prova të raketave bërthamore me reze të gjatë veprimi
    Presidenti Trump, bëri ate që duhej bërë.
    E thiri topolakun Kim Jong në një takim duke ju përveshur me kërcënimin se nëse ai do të ndërmerte të bënte marrësinë që deklaronte, duhet të llogariste se mbrend disa orëve nuk do të kishte më një vend të quajtur “Koreja e Veriut”.
    Pas atij takimi, nuk e dëgjuam më Kimin që të kërcënonte e bile i ndërpreu edhe provat me raketat balistike.
    Internacionalja socialiste me mediat e saj të fuqishme e ka bërë “gogol” Trumpin, , por ndonëse në dukje ai të krijon përshtypjen e një politikani atipik, faktet tregojnë se ai , megjithë sulmet frontale të së majtës, në sondathet del shumë më lartë se Biden..

    Ndërmjet të tjerave, Trump sulmohet me akuzën sikur ai po shkatëron NATO-n.
    Është krejtë e kundërta.
    Ai po kërkon me ngulm forcimin e saj. duke ju bërë thurrje të gjitha vendeve antare që të derdhin kontributet sipas marëveshjes së firmosur nga të gjithë.
    Nëse të gjitha vendet e NATO-s do të kishin kontribuar regullisht me 2% të GDP së tyre, nuk do të kishte ardhur puna që magazinat e saj të armëve e predhave të boshatiseshin, duke ja ndërprerë Ukrainës këtë ndihmë të domosdoshme qe ja kishin premtuar.
    Ndoshta nga që është shprehur jo fort kjartë, është sulmuar edhe për këtë nga mediat majtiste se Trump ka kërcënuar disa vende të NATO që nuk paguajnë kontributet, se do të nxisë rusët që ti “pushtojnë ato ”
    Trump ka dashur të thotë me fjalët e tij se ai vend i NATO që nuk jep asnjë kontribut financiar për armatimin e saj, nuk e meriton të mbrohet.
    Kur kërcënoi Kim Jongun se mbrenda disa orëve mund të zhdukej Korea e Veriut nga harta, e thua është e besueshme që do ta bënte këtë vërtetë ?
    Ishte thjeshtë një kërcënim në përgjigje të kërcënimeve të topolakut diktator e që funksionoi.
    Kohët e fundit kanë filluar shumë vende të NATO-s që të shtojnë komntributet e parave për mbrojtjen.
    Pra ajo që mund të meret si një “shaka” e tepruar e Trump, funksionoi si me Kimin.

  14. Arian Çani: Rama e ka ngritur lart stekën, i vetmi kryeministër që e ka bërë në 30 vite këtë gjë

  15. Doktor Berisha, ka qene pjese e resistences antikomuniste ne malet e Shqiperise.
    Pasi rezistenca u shtyp, Doktori kaloi ne ilegalitet te plote dhe sherbente si Doktor per familjet e persekutuara!
    Merite per kete ka familja e Ije Vokshit, e cila e strehoi duke marre persiper nje rrezik shume te madh!
    Pas protestave studentore, Doktor Berisha doli nga Ilegaliteti dhe formoi Partine Demokratike. Merite per kete pati dhe Rustem Gjata, Fahri Balliu, Stefanaq Pollo, Tritan Shehu, Sudja, motrat Vokshi e Çiljeta!

    1. Nuk ka nevojë që të bësh medemek ironi të tillë groteske për Berishën, duke shpifur për të kaluarën e tij.
      Ka një realitet që cilido që e ka përjetuar diktaturën e qoftëlargut, e di shumë mirë se ndryshe nga të gjitha vendet e perandorisë komuniste sovjetike në Europë, ditatura enveriste ndaloi me dhunë kriminale çdo lloj rezistence opozitare apo ndënjë disidencë të organizuar në Shqipëri.
      Parasëgjithash, nuk ka se përse të bëjmë fajtorë të gjithë të antarësuarët në Partinë e punës, , si përgjegjës të krimeve të diktaturës.
      Në këto 32 vite të sistemit pluralist, motivet për të mbështetur ish Partinë e Punës, lidhen me interesa korruptive , kurse në ate kohë situata ishte krejtë ndryshe.
      Që të vazhdoje një shkollë të lartë, duhej patjetër që të mos vije nga një familje “e prekur”, siç quheshin të gjithë të pasurit e intelektualët që ishin arsimuar në perëndim, por edhe nëse në bazë të rezultateve të shkëlqyera në të mesmen, kishe arritur të ndiqnje një degë të universitetit, do të ishte e pamundur që të realizojë dëshirën për të ecur përpara në karrierën profesionale.
      Që të arrihej kjo, si kusht i domosdoshëm ishte antarësimi në PP
      Mbaj mënd se në institucionin ku punoja, ngaqë isha tepër korrekt e me rezultate në punë, sekretari i organizatës së PP, më thërriti duke më propozuar që të bëj kërkesën për tu pranuar në parti.
      I thashë se do të mendohem.
      Pas disa ditësh e takova dhe i thashë :
      Është nder i madh që më ke bërë por partia do njerëz që të flasin për të , kurse unë nuk e kam këtë aftësi, e jam i përkushtuar vetëm në profesionin tim që nëse e kryej si duhet, i kam shërbyer partisë.
      Në fakt , refuzimi im kishte një motiv krejtë tjetër.
      Unë kam pasur babain që ka bërë 5 vite burg gjoja për “propogandë e agjitacion” vetëm se dikush e spiunoi që dëgjonte Radio VOA në shqip.,
      Nuk isha vendës në qytetin ku punoja, e asnjë nuk e dinte historinë e babait tim.
      Ama po të kisha pranuar antarësinë, do të fillonin gjurmimet për biografinë, e 100% do humbisja edhe punën e do të përndiqesha nga sigurimi.
      Nëse Berisha do të refuzonte antarësimin në PP, ndoshta nuk do ta persekutonin, ama mund ta emëronin në ndonjë qytezë të humbur si mjek, duke ja ndërprerë të gjithë ambicien e tij profesionale për tu bërë më vonë profesor doktor i shkencave mjeksore.
      Kjo histori ka funksionuar për të gjithë ata të dipllomuar në shkollë të lartë që nuk e kanë dashur komunizmin, ndonëse shumë të paktë krahasuar me ato që vinin nga familje komuniste dhe e kishin të siguruar shkollën e lartë , edhe nëse dilnin nga e mesmja me notat më të ulta.
      A ka ndikuar tek tropojani Sali Berisha të qënit antar i PP, për të pasur një formim komunist ?
      Ndoshta në njëfarë mase po, duke patur parasysh që këto kohët e fundit po demostron me forcë mërinë ndaj perëndimit, apo idenë komuniste të revolucioneve bollshevike për marjen e pushtetit me dhunë nga “antikomunisti” Rama e “mensheviku” Basha.

  16. Armiku i popullit
    Newofte se keni parasish
    Di strateget me te medhenj te kohes kane sulmuar Rrusine
    Bonoparti dhe Hitleri .Bonoparyi u terhoq Hitleri himni luften dhe u pushtua nga zrrusia
    Armikut kij i natin mos i ha hakun esht nje shprehje
    Kur shikon qe te vrasin familje prindi nuk mendon azgje
    Perdor te gjithe fuqit e tij qe ka
    Nje proverbe popullore thote
    Mos e ngacmo Ariun ne fole te vet
    Se po u zgjua te ben gjemen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *