• |
ide | kryesore

Libri kontrovers/ 10 surprizat e luftës së Putinit

Arkiva, Kryesore, Lajme, Planet
emmanuel Todd



 

Marrë nga libri “Disfata e perëndimit”, përgatiti T. Çela/Lapsi.al

Ashtu si shumica e luftërave, veçanërisht luftërave botërore edhe ajo mes Rusisë dhe Ukrainës nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. Ajo tashmë na ka ofruar shumë surpriza. Unë kam numëruar dhjetë kryesoret.

E para është vetë shpërthimi i luftës në Evropë, një lufte të vërtetë midis dy shteteve. Kjo përbën një ngjarje e paprecedentë për një kontinent që besonte se pati vendosur paqe të përhershme.

E dyta janë dy kundërshtarët që vuri përballë kjo luftë: Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Për më shumë se një dekadë, Kina ishte caktuar nga Amerika si armiku i saj kryesor. Armiqësia ndaj saj, në Uashington, ishte transpartizane, padyshim pika e vetme për të cilën republikanët dhe demokratët binin dakord vitet e fundit. Megjithatë, nëpërmjet ukrainasve, ne po marrim pjesë në një konfrontim midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Surpriza e tretë: rezistenca ushtarake e Ukrainës. Të gjithë prisnin që ajo të shkatërrohej shpejt. Duke krijuar imazhin fëmijënor dhe të ekzagjeruar të një Putini demoniak, shumë perëndimorë refuzuan të shihnin se Rusia kishte dërguar vetëm 100,000 – 120,000 burra në Ukrainë, një vend prej 603,700 km2. Për krahasim, në vitin 1968, për të pushtuar Çekosllovakinë, një vend prej 127,900 km2, BRSS dhe satelitët e saj të Traktatit të Varshavës dërguan 500,000 ushtarë.
Por më të habiturit ishin vetë rusët. Në mendjet e tyre, njësoj si në ato të perëndimorëve më të mirëinformuar, madje ashtu si është faktikisht realiteti, Ukraina konsiderohet një shtet i dështuar. Që nga pavarësia e saj në 1991, ajo ka humbur afro 11 milionë banorë për shkak të emigrimit dhe rënies së lindshmërisë. Ajo dominohet nga oligarkët; korrupsioni atje arrinte para luftës në nivele të çmendura; vendi dhe njerëzit e tij dukeshin sikur qenë për shitje. Në prag të luftës, Ukraina ishte bërë toka e premtuar e nënave surrogate, të cilat rrisnin me çmim të lirë, në barqet e tyre, fëmijët e perendimorëve me para.
Ukraina sigurisht që ishte pajisur me raketa antitank Javelin nga NATO, ajo kishte, që nga fillimi i luftës, sisteme amerikane të vëzhgimit dhe udhëzimit. Por rezistenca e fortë e një vendi në dekompozim përbën një problem historik. Ajo që askush nuk mund të parashikonte ishte se Uraina do të gjente në luftë një arsye për të jetuar, një justifikim për ekzistencën e saj.

Libri bombë/ Disfata e perëndimit. Ukraina e ka humbur luftën 

Surpriza e katërt ishte qëndrueshmëria ekonomike e Rusisë. Ne në perëndim na u tha se sanksionet, në veçanti përjashtimi i bankave ruse nga sistemi i sshkëmbimit ndërbankar Sëift, do ta gjunjëzonte vendin. Por nëse ndonjë mendje kureshtare, mes stafit tonë politik dhe gazetaresk, do të shpenzonte kohë për të lexuar veprën e David Teurtrie “Rusia, Rikthimi i fuqisë”, të botuar pak muaj para luftës, do të naa kishin shpëtuar nga ky besim qesharak për plotfuqinë tonë financiare. David Teurtrie tregon se rusët ishin përshtatur me sanksionet e vitit 2014 dhe ishin përgatitur të ishin autonome në fushën e IT dhe atë bankare. Në këtë libër ne zbulojmë një Rusi moderne, shumë larg autokracisë së ngurtë neo-staliniste që shtypi na portretizon ditë pas dite, e aftë për fleksibilitet të madh teknik, ekonomik dhe social – me pak fjalë, një kundërshtar që duhet marrë seriozisht.

Surpriza e pestë: shembja e gjithë vullnetit evropian. Europa bazohej fillimisht tek çifti franko-gjerman, i cili, që nga kriza e viteve 2007-2008, ka marrë formën e një martese patriarkale, ku Gjermania luan rolin e një bashkëshorti dominant që nuk e dëgjon më atë që i thotë partnerja. Por edhe nën hegjemoninë gjermane, besohej se Evropa ruante, një lloj autonomie të caktuar. Megjithëatë, pavarësisht nga disa hezitimesh fillestare në Berlin, duke përfshirë ngurimin e kancelarit Scholz, Bashkimi Evropian braktisi shumë shpejt çdo dëshirë për të mbrojtur interesat e veta. Evropa u nda nga partneri energjetik dhe (në përgjithësi) tregtar rus, duke e sanksionuar veten gjithnjë e më ashpër. Gjermania pranoi pa bërë zë aktin terrorist amerikan, drejtuar kundër saj po aq sa kundër Rusisë, të sabotimit të tubacioneve të gazit Nord Stream, i cili siguronte pjesërisht furnizimin e saj me energji. Ky akt u kryer nga “mbrojtësi i saj amerikan”, i lidhur për këtë rast me Norvegjinë, një vend që nuk i përket BE-ssë. Gjermania madje injoroi edhe hetimin e shkëlqyer të gazetarit Seymour Hersh për këtë ngjarje të pabesueshme, që vinte në pikëpyetje shtetin i cili paraqitet si garantuesi i domosdoshëm i rendit ndërkombëtar. Por ne pamë gjithashtu Francën e Emmanuel Macron-it të ssfumohej në skenën ndërkombëtare, ndërsa Polonia u bë agjentja kryesore e Uashingtonit në Bashkimin Evropian, duke pasuar në këtë rol Mbretërinë e Bashkuar, e cila doli jashtë Unionit për shkak të Brexit.

Në kontinentinentin tonë, në përgjithësi, aksi Paris-Berlin është zëvendësuar nga një aks i ri, Londër-Varshavë-Kiev i pilotuar nga Uashingtoni. Kjo zbythje e  Evropës nga roli i një aktori autonom gjeopolitik është e çuditshme nëse kujtojmë se, gati njëzet vjet më parë, kundërshtimi i përbashkët i Gjermanisë dhe Francës ndaj luftës së Irakut, çoi në konferenca të përbashkëta për shtyp nga kancelari Schröder, presidenti Shirak dhe presidenti Putin.

Surpriza e gjashtë e luftës ishte shfaqja e Mbretërisë së Bashkuar si një raketë anti-ruse dhe një zhurmues pa peshë në gjirin e NATO-s. E cituar nga shtypi perëndimor, Ministria e Mbrojtjes Britanike u shfaq menjëherë si një nga komentuesit më të emocionuar të konfliktit, deri në atë pikë sa i bënte neokonservatorët amerikanë të dukeshin si militarë të vakët. Mbretëria e Bashkuar donte të ishte e para që do të dërgonte raketa me rreze të gjatë dhe tanke të rënda në Ukrainë.
Kjo psikozë luftënxitëse preku, në një mënyrë po aq të çuditshme, Skandinavinë, e cila prej kohësh ruante një temperament paqësor të prirur më tepër për nga neutraliteti sesa për nga lufta.

Prandaj, ne gjejmë një surprizë të shtatë, po me rrënjë protestante, të aneksuar pas eksitimit britanik, në Evropën Veriore. Norvegjia dhe Danimarka janë mbështetëse ushtarake shumë të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Finlanda dhe Suedia, duke u anëtarësuar në NATO, zbuluan një interes të ri për luftën, që  me sa duket ka ekzistuar përpara pushtimit rus nga Ukraina.

Analiza therrëse / Emmanuel Todd: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

Surpriza e tetë është më… befasuesja. Ajo vjen nga Shtetet e Bashkuara, fuqia dominuese ushtarake. Shqetësimi filloi të shfaqej ngadalë dhe u shpreh zyrtarisht në qershor 2023 në raporte dhe artikuj të shumtë, burimi origjinal i të cilëve ishte Pentagoni: industria ushtarake amerikane është e mangët; superfuqia botërore është e paaftë të sigurojë furnizimin me predha – ose mjete të tjera – për të mbrojtur Ukrainën. Ky është një fenomen krejtësisht i jashtëzakonshëm kur dihet se në prag të luftës prodhimi i kombinuar i brendshëm bruto (PBB) i Rusisë dhe Bjellorusisë përfaqësonte vetëm sa 3.3% të PBB-së perëndimore (Shtetet e Bashkuara, Kanada, Evropë, Japoni, Kore). Këto 3.3%, të afta për të prodhuar më shumë armë se bota perëndimore paraqesin një problem të dyfishtë: së pari për ushtrinë ukrainase e cila humbet luftën për mungesë burimesh materiale; pastaj për shkencën mbretëreshë të Perëndimit, ekonominë politike, karakteri fals i së cilës – guxojmë ta përddorim këtë fjalë pa komplekse – po shfaqet në sytë e tërë botës. Koncepti i produktit të brendshëm bruto është i vjetëruar dhe tani duhet të reflektojmë mbi marrëdhënien e ekonomisë politike neoliberale me realitetin.

Surpriza e nëntë, vetmia ideologjike e Perëndimit dhe symbylltësia për ekzistencën e këtij izolimi. Të mësuar me modelin se janë ata që dekretojnë vlerat që bota duhet të përvetësojë, perëndimorët prisnin, sinqerisht, gati marrëzish, që i gjithë planeti të ndante indinjatën e tyre ndaj Rusisë. Ata mbetën të zhgënjyer. Pasi kaloi tronditja e parë e luftës, pothuajse kudo pamë shfaqjen e një mbështetjeje gjithnjë e më pak timide ndaj Rusisë. Ishte e pritshme që Kina, e shpallur nga amerikanët si kundërshtarja e radhës në listën e tyre, të mos e mbështeste NATO-n. Megjithatë, vini re se, në të dy anët e Atlantikut, komentatorët, të verbuar nga narcisizmi i tyre ideologjik, kanë arritur të besojnë seriozisht për më shumë se një vit se Kina mund të mos mbështesë Rusinë. Refuzimi i Indisë për t’u përfshirë ishte edhe më zhgënjyes, pa dyshim, në fund të fundit, sepse India është demokracia më e madhe në botë, dhe kjo shkakton paksa rrëmujë për kampin e “demokracive liberale”.

Ne u ngushëlluam duke thënë se kjo ishte për shkak se pajisjet ushtarake indiane ishin kryesisht me origjinë sovjetike. Në rastin e Iranit, i cili furnizoi me shpejtësi me dronë Rusinë, komentuesit në lajmet e çastit nuk e vlerësuan atë që do të thoshte ky afrim. Të mësuar t’i vendosnin dy vendet në të njëjtin thes, atë të forcave të së keqes, gjeopolitikanët amatorë të medias dhe të tjerët harruan se deri në ç’masë aleanca e tyre nuk ishte e vetëkuptueshme.

Historikisht, Irani ka pasur dy armiq: Anglinë, e zëvendësuar nga Shtetet e Bashkuara pas rënies së Perandorisë Britanike dhe… Rusinë. Kjo kthesë duhet të na kishte alarmuar për shkallën e trazirave gjeopolitike që do mund të ndodhin. Turqia, një anëtare e NATO-s, duket gjithnjë e më shumë e angazhuar në një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë e Putinit, një marrëdhënie që tani kombinon, rreth Detit të Zi, mirëkuptimin e vërtetë me rivalitetin. Parë nga Perëndimi, i vetmi interpretim që iu bë këtij afrimi ishte ishte se këta vëllezër diktatorë padyshim kishin aspirata të përbashkëta.

Por, që kur Erdogan u rizgjodh në mënyrë demokratike në maj 2023, kjo linjë është bërë e vështirë për t’u mbajtur. Në të vërtetë, pas një viti e gjysmë lufte, e gjithë bota myslimane duket se e konsideron Rusinë si partner dhe jo si kundërshtar. Është gjithnjë e më e qartë se Arabia Saudite dhe Rusia e shohin njëra-tjetrën si partnerë ekonomikë dhe jo si kundërshtarë ideologjikë, kur bëhet fjalë për menaxhimin e prodhimit dhe çmimeve të naftës. Në përgjithësi, ditë pas dite, dinamika ekonomike e luftës ka rritur armiqësinë ndaj Perëndimit në vendet e botës në zhvillim, pasi ato vuajnë nga sanksionet.

Surpriza e dhjetë është duke u materializuar. Kjo është disfata e Perëndimit. Ndoshta mund të habisë një pohim i tillë në kushtet kur lufta ende nuk ka mbaruar. Por kjo disfatë është e sigurtë pasi Perëndimi po shkatërron vetveten ndërkohë që nuk është i sulmuar nga Rusia.
Le të zgjerojmë këndvështrimin tonë dhe t’i shpëtojmë për një moment emocionit që ngjall në mënyrë legjitime dhuna e luftës. Ne gjendemi në epokën e globalizimit të plotë, në të dy kuptimet e fjalës: maksimal dhe i përfunduar. Le të përpiqemi të kemi një vizion gjeopolitik: Rusia, në realitet, nuk është problemi ynë kryesor. Shumë e madhe për një popullsi në rënie, ajo do të ishte e paaftë për të marrë kontrollin e planetit dhe nuk ka as dëshirë ta bëjë një gjë të tillë; ajo është një fuqi normale, evolucioni i së cilës nuk është misterioz. Asnjë krizë ruse nuk destabilizon ekuilibrin global. Është në të kundërt një një krizë perëndimore dhe më konkretisht amerikane, në fazën e saj terminale, e cila rrezikon ekuilibrin e planetit. Valët e saj më periferike u pëplasën kundrejt një moli të rezistencës ruse, kundër një shteti kombëtar klasik dhe konservator.

©Lapsi.al nga “Disfata e perendimit”



48 Comments

  1. Historiani Fischer reagon pas manipulimit të medias afër Berishës, se mori pjesë në protestë: Më takuan 15 sekonda në rrugë e kërkuan të bënin foto me mua,syri.net i serbit salih dhe zana guxholli e botoj kete foto.

  2. Historiani Fischer reagon pas manipulimit të medias afër Berishës, se mori pjesë në protestë: Më takuan 15 sekonda në rrugë e kërkuan të bënin foto me mua,syri.net i serbit salih dhe zana guxholli e botoj kete foto.Salih serbi ti je i vetmi qe nuk ke kaluar nga drejtesi per krimet qe ke bere dhe vazhdon dhe sot me gruoin e zjarrit me ne krye Lumneshin

  3. Ukraina mund ta kete humbur luften!
    Personalisht une jam antiskit, d.m.th. ruae dhe ukrainas i njehsoj njesoj = skitë, fise barbare llum i njerezimit!

    Pra, Ukraina mund ta kete humbur luften, sic thote ky gjeniu… Por njekohesisht Putini dhe ruset jane identifikuar me hitlerizmin dhe antinjerezimin total. Ata nuk fshihen më dhe kane deklaruar ambicien per rikrijim te Bashkimit Sovjetik.
    Pikerisht ky do te jete shkaterrimi i tyre, bazuar ne modelin e deshtuar hitlerian!
    Lexo: Hitleri ishte i superfuqishem ndersa pushtoi Polonine, Çekine e Francen, POR u zbyth perpara forcave antihitleriane!

    NESE KA DIKUSH DICKA PER TE KUNDERSHTUAR, LE TA BEJE GATI BYTHEN PER DEBAT…..

    Pra, shkurt, LIBRI TE RRUAN BYTHEN!!!

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Sipas teje hitlerizmi ishte antinjerëzim total.

      Dakord!

      Po komunizmi çfarë ishte?
      Për një person të mirë informuar besoj se modeli i të keqes ka qenë komunizmi pasojat e të cilës i kemi edhe sot në rusi, kinë, kore etj.

      Mjafton një fakt: Në Luftën e Dytë Botërore, nga të gjithë shtetet e përfshira u vranë rreth 50 milionë njerëz, nga këta 25 milionë sovjetikë, ndërkohë që gjatë sundimit të stalinit besohet se janë vrarë 50 milionë sovjetikë.

      Fakt tjetër është se ndërkohë që nazizmi e mbylli në 1945, komunizmin e kemi akoma në botë, dhe Hitleri isht i vetmi, mbase edhe Çërçilli, që kishte kuptuar rrezikun ekomunizmit.

      Ndërsa për këtë librin e këtij sharlatani, i ngjashëm me atë gazetarin teveqel tucker carlson, unë besoj se janë të paguar, kur morri pare mcgonigal, pse nuk merr një tjetër që ka më pak detyrime ligjore për ta bërë këtë?!

      1. Ke shume te drejte! Ne fakt ne Prill 2019 parlamenti Evropian ben barazimin ndermjet komunizmit dhe fashizmit. Ky teveqel qe rreklamon librin e tij idiot tek lapti eshte njelloj si tucker, armik i democracise dhe mik i komunisteve dhe autarkise..

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          O kar kur i drejtohesh dikujt për replikë, duhet të japësh një fakt ose agument për kundërshtimin tënd, nqs nuk ke opinioni yt ka zero vlerë, pastaj ose i drejtohesh zotëri ose defiçent mental, bashkë nuk shkojnë.

          Përfundimisht ti je një rrotë kari që bën si i zgjuar dhe i kulturuar, por që ti mut nuk je në gjendje të vlerësosh gazetarët shqiptarë në Shqipëri, jo më në Amerikë.

    2. O te qifsha trute po ty AngloAmerikanet bashke me izraelitet po te bejnr genocidin me te madh te shekulëit te 21 dhe ti te can trapin me Ukrainen o rrobqir Cifut

  4. Rusia desh te pushtonte Ukrainen, mezi arriti te pushtonte nje pjese te saj qe identifikohej si pro ruse.
    Rusia deshi te shkaterronte identitetin e nje vendi ne fakt krijoi identitetin e nje vendi te ri qe urren ruset.
    Rusia deshi te tregonte forcen dhe tregoi qe nje vend i madha sa 1/4i beri balle dhe i vrau te gjithe ushtaret qe kishte ne fillim te luftes (300 mije)
    Rusia nuk mendonte qe ne fillim te luftes do kishte solidaritet, por asnjeri nuk e do me dhe identifikohet si e di retrograd dhe varfanjak
    Rusia mendoi se ekonomia e saj do perfitonte nga Ukrahina, nderkohe qe destrukturimi i saj ka krijuar aq shkaterrimi saqe tani siper po e mbajne vetem shpenzimet e jashtezakonshme ne hekura e armatime.
    Lapsi eshte vegel dezinformuese e armiqeve te shqiperise, ruseve dhe serbeve.. Turp

  5. BARSALETA

    SHARLATANIZMAT NË TV PËR CA AUDIENCË MË SHUMË

    Ateisti: Përveç gomarllëqeve mbi tokën e sheshtë, t’i vazhdon akoma edhe broçkullat e biblës mbi Adamin, Evën dhe fëmijët e tyre.

    Konspiracionisti: Sepse është thelbi i gjithshkaje. Madje po të them një gjë, që lufta kryesore sot në botë bëhet midis pasardhësve të Kainit dhe Sethit. Të dy këta janë bijtë e Adamit dhe Evës.
    Kaini vrau Abelin, vëllain e vet dhe Zoti e dëboi dhe mallkoi që të bëhej një endacak nëpër botë.

    Ateisti: Dhe Zoti i tha: “Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë”. Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste. Ç’është ky Zot që dëbon Kainin dhe e mbron me damkë që mos t’a vrasë njeri? Pse Zoti duhet të mbrojë një vrasës të tillë? Pse ky Zot nuk mbron njerëzit e mirë, të mos lejojë që t’i gjejë gjë nga maskarenjtë? Me këtë logjikë, i bie që edhe Djallin (që Zoti e dënoi pasi gënjeu Adamin dhe Evën te pema, që në fakt Djalli i tha të vërtetën në kopshtin e Edenit), e mbron Zoti me mallkimin dhe dëbimin që i bëri. Sidoqoftë në bibël thuhet te zanafilla, kapitulli 4:16 Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit. 17 Dhe Kaini njohu të shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Por ku e gjeti të shoqen Kaini? Se te zanafilla kapitulli 5:3 Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth. 4 Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.
    Deri sa lindi Sethi, nuk kishte femra të tjera në tokë (në Eden) përveç Evës. Nëse gjithë bota do kishte dalë nga Adami dhe Eva , atëherë i bie që Kaini ka marrë për grua motrën e tij , e cila duhet të ketë lindur pas Sethit. Pra ka pritur ca qindra vite. Një histori inçesti. Ça bëri qindra vite, apo mbi 150 vite Kaini? Endej rrugëve kot i vetëm pa praninë e askujt? Gruaja (motra) e Kainit I bie që të ketë dalë nga udha e Zotit, të ketë ikur nga familja e Adamit e të bashkohej me vëllanë kriminel. Ç’është gjithë kjo çmenduri perverse biblike?

    Konspiracionisti: Këto janë punët e Zotit!

    Ateisti: Jo, s’janë punët e Zotit! Duken si punët e Dreqit! Në fakt ato janë trillimet perverse të shpellarëve që kanë shkruar biblën nën efektin e ndonjë kërpudhe haluçinante!

    Konspiracionisti: Kaini s’dihet me kë është martuar, me motrën, mbesën a me ndonjë familjare tjetër! Ata rronin shumë gjatë, kishin kohë. Ndodhnin këto gjëra atëherë se s’kishin si shtoheshin, normalisht që shtoheshin si kafshë.

    Ateisti: Kjo është shkencërisht e pamundur, se dalin fëmijët budallenj me të meta mendore. Mjafton të marrim rastin e familjes Whitaker në Vixhinia, SHBA, histori të “100 vite të incestit”, anëtarët e së cilës mund të komunikojnë vetëm përmes gërvishtjeve dhe lehjeve në vend që të flasin dhe madje ikin kur njerëzit përpiqen të flasin me ta. Pra, ça lufte botërore ka sot midis pasardhësve të Kainit dhe Sethit? Po të ishte kështu, sot s’do kishte intelektualë, e as shumë gjuhë botërore, sepse do kishte vetëm debila që lehin. Ose më saktë pasardhësit e Sethit dhe Kainit do ishin zhdukur plotësisht se nuk do ishin të aftë të mbijetonin me kalimin e kohës, as të kuroheshin e as të vetëmbroheshin. Njerëzimi është këtu deri më sot edhe për shkak të evoluimit të mendimit, arsyes, shkencës. Përndryshe do ishte si kafshë nëpër pyje. Sidoqoftë, një gjë nuk kuptohet nga historia e dy vëllezërve, (dy fëmijëve të parë të Adamit dhe Evës), Abeli u bë bari kopesh, ndërsa Kaini u bë punonjës i tokës. Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit; por Abeli i ofroi edhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij, por nuk çmoi Kainin dhe ofertën e tij. Pse?
    Konspiracionisti: Pse-në nuk e gjeti as Sterio Spase, do e gjej unë! Këto janë punët e Zotit! Duhet të kuptosh mirë diferencën mes të mirës dhe së keqes, të vërtetës dhe gënjeshtrës.

    Ateisti: Mirë, Zoti e di këtë diferencë, pse pranoi delet e Abelit dhe jo frutat e pemishtes së Kainit?

    Konspiracionisti: Ndoshta sepse Zoti si diktator, i ka qejf delet se janë qënie të bindura dhe i bën kurban lehtësisht. Kurse me pemishte dhe frutat Perëndia kishte eksperiencë negative, sepse i dështoi pema e mollës së dijes në kopshtin e Edenit, pasi Eva dhe Adami hëngrën mollën e ndaluar, pra hëngrën “dardha” prapa shpinës së Zotit. Ka mundësi që Kaini do i ketë ofruar Zotit mollë ose edhe dardha. Dhe Perëndia, i ka parë si simbolikë sepse realisht Zotit nuk i hyjnë në punë as delet e as frutat se nuk ha e as pi, nuk ka nevoja ushqimi. Nuk i kanë pëlqyer mollët dhe dardhat e Kainit, I ka parë si karshillëk.

    Ateisti: Pra, simbolikisht Zoti preferon delet, si diktator qiellor që është, dhe kush ha dardha prapa shpinës së tij, dënohet.
    Konspiracionisti: Po. Psh, Muhamedi, profeti, ishte bari delesh, një injorant. Por Zoti i’a lejoi poligaminë me 13 gra. Madje thonë që shkrimet e Muhamedit ishin thjesht të kopjuara nga fabula apo historira që ai kishte dëgjuar nga të tjerë më parë. Nuk ishin fjalë apo urdhëresa të Allahut. Jezusi nuk ishte bari, por marangoz si i ati, Jozefi. Si marangoz, në vend që të bënte arkivole, për të përcjellë me ceremoni njerëzit në botën tjetër, por bridhte lart e poshtë ngjallte njerëz dhe shtonte bukën dhe peshkun e verën.

    Ateisti: Pra, problemi është si t’i bindësh njerëzit të të besojnë duke ju thënë të vërtetën, e jo duke bërë iluzionistin.

    Konspiracionisti: Prandaj dihej fati i Jezusit. Ai ngjallte por nuk kishte fuqi të të vriste. Nuk mundi të ndalojë dot as vrasjen e tij.

    Ateisti: Pra ishte thjesht Alfa e jo Omega. Pra, nuk ishte si Zoti.

    Konspiracionisti: Zoti e kishte vendosur ashtu, që ai do vritej, kryqëzohej, do flijohej si kurban për të falur mëkatet e botës. Dhe mqs jetën e kaloi si Perëndi , pra duke bërë mrekulli lart e poshtë pa punuar fare, vetëm duke dhënë mend, në fund vdiq si njeri i zakonshëm, madje si kriminel, sepse më atë kohë, në kryq shkonin vetëm kriminelët. Kryqi ishte si mallkim.

    Ateisti: Por Jezusi thoshte se ishte e vërteta. Pse duhet të flijohet e vërteta që të hiqet mëkati, e keqja, pra gënjeshtra? Gënjeshtrat gëlojnë kur nuk është e vërteta. Pra, e gjitha është një farsë e madhe, një teatër absurdi. Një pyetje kam. Pavarësisht nga arsyeja përse, ti, do kishe guximin të vrisje birin tënd?

  6. BARSALETA

    SHARLATANIZMAT NË TV PËR CA AUDIENCË MË SHUMË

    Ateisti: Përveç gomarllëqeve mbi tokën e sheshtë, t’i vazhdon akoma edhe broçkullat e biblës mbi Adamin, Evën dhe fëmijët e tyre.

    Konspiracionisti: Sepse është thelbi i gjithshkaje. Madje po të them një gjë, që lufta kryesore sot në botë bëhet midis pasardhësve të Kainit dhe Sethit. Të dy këta janë bijtë e Adamit dhe Evës.
    Kaini vrau Abelin, vëllain e vet dhe Zoti e dëboi dhe mallkoi që të bëhej një endacak nëpër botë.

    Ateisti: Dhe Zoti i tha: “Prandaj, kushdo qoftë të vrasë Kainin, do të dënohet shtatë herë”. Dhe Zoti vuri një shenjë mbi Kainin, me qëllim që kushdo që ta gjente të mos e vriste. Ç’është ky Zot që dëbon Kainin dhe e mbron me damkë që mos t’a vrasë njeri? Pse Zoti duhet të mbrojë një vrasës të tillë? Pse ky Zot nuk mbron njerëzit e mirë, të mos lejojë që t’i gjejë gjë nga maskarenjtë? Me këtë logjikë, i bie që edhe Djallin (që Zoti e dënoi pasi gënjeu Adamin dhe Evën te pema, që në fakt Djalli i tha të vërtetën në kopshtin e Edenit), e mbron Zoti me mallkimin dhe dëbimin që i bëri. Sidoqoftë në bibël thuhet te zanafilla, kapitulli 4:16 Atëherë Kaini u largua nga prania e Zotit dhe banoi në vendin e quajtur Nod, në lindje të Edenit. 17 Dhe Kaini njohu të shoqen, e cila u ngjiz dhe lindi Enokun. Por ku e gjeti të shoqen Kaini? Se te zanafilla kapitulli 5:3 Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth. 4 Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.
    Deri sa lindi Sethi, nuk kishte femra të tjera në tokë (në Eden) përveç Evës. Nëse gjithë bota do kishte dalë nga Adami dhe Eva , atëherë i bie që Kaini ka marrë për grua motrën e tij , e cila duhet të ketë lindur pas Sethit. Pra ka pritur ca qindra vite. Një histori inçesti. Ça bëri qindra vite, apo mbi 150 vite Kaini? Endej rrugëve kot i vetëm pa praninë e askujt? Gruaja (motra) e Kainit I bie që të ketë dalë nga udha e Zotit, të ketë ikur nga familja e Adamit e të bashkohej me vëllanë kriminel. Ç’është gjithë kjo çmenduri perverse biblike?

    Konspiracionisti: Këto janë punët e Zotit!

    Ateisti: Jo, s’janë punët e Zotit! Duken si punët e Dreqit! Në fakt ato janë trillimet perverse të shpellarëve që kanë shkruar biblën nën efektin e ndonjë kërpudhe haluçinante!

    Konspiracionisti: Kaini s’dihet me kë është martuar, me motrën, mbesën a me ndonjë familjare tjetër! Ata rronin shumë gjatë, kishin kohë. Ndodhnin këto gjëra atëherë se s’kishin si shtoheshin, normalisht që shtoheshin si kafshë.

    Ateisti: Kjo është shkencërisht e pamundur, se dalin fëmijët budallenj me të meta mendore. Mjafton të marrim rastin e familjes Whitaker në Vixhinia, SHBA, histori të “100 vite të incestit”, anëtarët e së cilës mund të komunikojnë vetëm përmes gërvishtjeve dhe lehjeve në vend që të flasin dhe madje ikin kur njerëzit përpiqen të flasin me ta. Pra, ça lufte botërore ka sot midis pasardhësve të Kainit dhe Sethit? Po të ishte kështu, sot s’do kishte intelektualë, e as shumë gjuhë botërore, sepse do kishte vetëm debila që lehin. Ose më saktë pasardhësit e Sethit dhe Kainit do ishin zhdukur plotësisht se nuk do ishin të aftë të mbijetonin me kalimin e kohës, as të kuroheshin e as të vetëmbroheshin. Njerëzimi është këtu deri më sot edhe për shkak të evoluimit të mendimit, arsyes, shkencës. Përndryshe do ishte si kafshë nëpër pyje. Sidoqoftë, një gjë nuk kuptohet nga historia e dy vëllezërve, (dy fëmijëve të parë të Adamit dhe Evës), Abeli u bë bari kopesh, ndërsa Kaini u bë punonjës i tokës. Me kalimin e kohës, Kaini i bëri një ofertë frutash të tokës Zotit; por Abeli i ofroi edhe ai të parëlindurit e kopesë së tij dhe yndyrën e tyre. Zoti e çmoi Abelin dhe dhuratën e tij, por nuk çmoi Kainin dhe ofertën e tij. Pse?

    Konspiracionisti: Pse-në nuk e gjeti as Sterjo Spasse, do e gjej unë! Këto janë punët e Zotit! Duhet të kuptosh mirë diferencën mes të mirës dhe së keqes, të vërtetës dhe gënjeshtrës.

    Ateisti: Mirë, Zoti e di këtë diferencë, pse pranoi delet e Abelit dhe jo frutat e pemishtes së Kainit?

    Konspiracionisti: Ndoshta sepse Zoti si diktator, i ka qejf delet se janë qënie të bindura dhe i bën kurban lehtësisht. Kurse me pemishte dhe frutat Perëndia kishte eksperiencë negative, sepse i dështoi pema e mollës së dijes në kopshtin e Edenit, pasi Eva dhe Adami hëngrën mollën e ndaluar, pra hëngrën “dardha” prapa shpinës së Zotit. Ka mundësi që Kaini do i ketë ofruar Zotit mollë ose edhe dardha. Dhe Perëndia, i ka parë si simbolikë sepse realisht Zotit nuk i hyjnë në punë as delet e as frutat se nuk ha e as pi, nuk ka nevoja ushqimi. Nuk i kanë pëlqyer mollët dhe dardhat e Kainit, I ka parë si karshillëk.

    Ateisti: Pra, simbolikisht Zoti preferon delet, si diktator qiellor që është, dhe kush ha dardha prapa shpinës së tij, dënohet.

    Konspiracionisti: Po. Psh, Muhamedi, profeti, ishte bari delesh, një injorant. Por Zoti i’a lejoi poligaminë me 13 gra. Madje thonë që shkrimet e Muhamedit ishin thjesht të kopjuara nga fabula apo historira që ai kishte dëgjuar nga të tjerë më parë. Nuk ishin fjalë apo urdhëresa të Allahut. Jezusi nuk ishte bari, por marangoz si i ati, Jozefi. Si marangoz, në vend që të bënte arkivole, për të përcjellë me ceremoni njerëzit në botën tjetër, por bridhte lart e poshtë ngjallte njerëz dhe shtonte bukën dhe peshkun e verën.

    Ateisti: Pra, problemi është si t’i bindësh njerëzit të të besojnë duke ju thënë të vërtetën, e jo duke bërë iluzionistin.

    Konspiracionisti: Prandaj dihej fati i Jezusit. Ai ngjallte por nuk kishte fuqi të të vriste. Nuk mundi të ndalojë dot as vrasjen e tij.

    Ateisti: Pra ishte thjesht Alfa e jo Omega. Pra, nuk ishte si Zoti.

    Konspiracionisti: Zoti e kishte vendosur ashtu, që ai do vritej, kryqëzohej, do flijohej si kurban për të falur mëkatet e botës. Dhe mqs jetën e kaloi si Perëndi , pra duke bërë mrekulli lart e poshtë pa punuar fare, vetëm duke dhënë mend, në fund vdiq si njeri i zakonshëm, madje si kriminel, sepse më atë kohë, në kryq shkonin vetëm kriminelët. Kryqi ishte si mallkim.

    Ateisti: Por Jezusi thoshte se ishte e vërteta. Pse duhet të flijohet e vërteta që të hiqet mëkati, e keqja, pra gënjeshtra? Gënjeshtrat gëlojnë kur nuk është e vërteta. Pra, e gjitha është një farsë e madhe, një teatër absurdi. Një pyetje kam. Pavarësisht nga arsyeja përse, ti, do kishe guximin të vrisje birin tënd?

    1. O kari ari, sado emra te nderrosh, ngelesh po Ari kari qe postonte ne fillim te Lapsi.
      Ke harru’ te shkruash 250here “FUCK EUROPE FUCK EUROPE”😄😄😄😄😄

      1. O Namyti Llumi, o analfabet, kujdes se ke dhe plakën tënde që shkruante si anonime pa emër këtu në komente. Tani ajo ka nicknamin e ri “Në llum polla kopilin”. Me siguri je ti kopili. Kështu që atë Ari karin tregoja sat’ëme, se përndryshe e ha sa krahu. Debil.

      2. 😂😂😂😂😂
        Mirë kopilat e Adamit dhe Evës, por paska dhe kopila llumi. Hajde evolucion hajde!

    2. Mqs ra fjala, pastor Akil Pano tani është duke folur në një konventë mbi Zotin, familjen, kombin. Praktikisht janë njerëz pa cipë. Thuaju të vërtetën sa të duash, prapë vazhdojnë me sharlatanizmat. Bëjnë sikur s’dëgjojnë, sikur s’shohin. S’kanë faj, se po qe se nuk i ndalohet me ligj, mashtruesit fetarë do vazhdojnë të gënjejnë , se me atë ushqehen. Puna është si nuk e pyet pastorin asnjë gazetar për historitë e përrallave biblike, psh për Adamin dhe Evën? Si u shtuan fëmijët e tyre, me kë u martuan? Apo gazetaria nuk ka më mision të vërtetën por vetëm fitimin (paranë) e pronarit të shpk që quhet media?! Prandaj i sheh mediet në Shqipëri të kapura nga politika si majtas e djathtas, sepse është kthyer në shpk kafshate buke, pra si çdo biznes tjetër për mbijetesë, as nuk ju plas të vërtetën.

  7. Emmanuel Todd eshte nje sociopat i pabesueshem per Boten Demokratike. Ai perpiqet qe t’i spjegoje zhvillimet politiko-ekonomike ne Bote me lindjet qe eshte kritikuar nga shume shkencetare si teori boshe dhe e pavertetuar, nga ana tjeter ky shkrimtar mashtrues kontravers i del ne mbrojtje fare hapur terroristeve myslimane, ja cfare shkruan Wikipedia per kete shkrimtar qe duket si Alfred Cako ne Shqypni:

    “…Libri i Emmanuel Todd e vitit 2015 “Kush është Charlie? Sociologjia e një krize fetare” u bë eseja e tij më e diskutueshme e Bote. Në liber, Todd pretendon se marshimet e 11 janarit 2015 për të treguar solidaritet me stafin e Charlie Hebdo , i cili ishte masakruar nga terroristët myslimanë disa ditë më parë, ishin një shprehje jo e vlerave liberale franceze, por e rrymave raciste dhe reaksionare në shoqërinë franceze. Vepra është akuzuar nga politikanët për një mashtrim në dukje për të parë mënjanë realitetin e terrorizmit islamik ndërkohë që disa lexues e akuzojnë atë për një mbështetje te terrorizmit islamik. Libri ngjalli armiqësi të bollshme dhe emocionale, duke përfshirë një kritikë nga Kryeministri i Francës , Manuel Valls . Todd u justifikua se e ka shkruar kete liber shpejt, pjesërisht nga zhgënjimi dhe jo në një stil thjesht akademik, megjithëse ai mbron bazën e argumenteve të tij pa asnje argument llogjik…”

    1. ne fakt ky shkrimtari eshte fare i pabesueshem, me ben cudi qe lapsi e rreklamon, apo paret e ambasades ruse jane te embla

  8. Intelektual me fal por qe kur permend kritikat qe kane thene politikanet per shkrimtarin, libri duhet marre seriozisht.

  9. Miu te kiu:

    Kete shkrimtar mashtrues qe shkruajti se Putini e kishte palo gje Ukrainen dhe do te pushtonte per disa dite dhe e spjegonte deshtimin e Ukraines me teorine e tij per “lindjet e pakesuara” si teori empirike qe nuk i argumentonte shkencerisht. Kete shkrimtar karagjoz qe askush nga Bota nuk e merr seriozisht, nuk e kane kritikuar vetem politikanet, por me shume te gjithe intelektualet edhe ne Evrope dhe ne SHBA, ja cfare shkruan interneti per Emmanuel Todd:

    “…Në librin “After the Empire: The Breakdown of the American Order” (2001), Todd pretendon se shumë indekse që ai ka ekzaminuar tregojnë se Shtetet e Bashkuara e kanë mbijetuar statusin e tyre si superfuqi e vetme , dhe se shumica e pjesa tjetër e botës po bëhet “moderne” duke gjykuar nga rënia e lindjeve shumë më shpejt se sa ishte parashikuar. Në mënyrë kontroverse, ai propozon që shumë lëvizje të politikës së jashtme të SHBA-së janë krijuar për të maskuar atë që ai e sheh si “tepricë” të Shteteve të Bashkuara. Në analizën e tij, Rusia e Putinit shfaqet ndoshta si një partner më i besueshëm në botën e sotme sesa SHBA. Libri është lexuar shumë ne Botë me fitime te papara per Todd edhe pse shumë nga idetë e tij kontroverse dhe te pa-argumentuara janë pritur me skepticizëm nga mjediset akademike…”

  10. Nuk e fus veten te berishistët, nuk e fus veten te asnjë lloj adhurimi për liderët.
    Mendoj që liderët prishin partitë, prishin demokracinë. Do doja që lideri modern, është lideri menaxhues, jo lideri karizmatik. Lideri që shkatërron demokracinë, strukturat dhe partinë në vetvete, është lideri karizmatik. Ata janë liderat më të rrezikshëm për një shoqëri”Lexoni tomorr alizotin o ashpellkare per te tjerat mendojne te diturit e botes,nuk ka ngel gje per ju qe jeni ushqyer me buke me gjize,pa vaj ulliri.

  11. Raportimet e krimeve të bujshme nuk janë sprint, ndaj nuk duhet ngutur për të thënë gjithçka në minutën apo ditën e parë, është maratonë.

    Po sikur largqoftë të ishte një i afërmi im, si do të raporohej në këtë rast?

    Gazetaria ka ndryshuar dhe po ndryshon vërtet, por parimet bazë kanë mbetur ashtu si vetë shkronjat: G A Z E T A R I.po shprehen IntektuHalet e gjirizit salih serbi

  12. Intelektual, gjithe bota nuk eshte vetem evropa dhe perendimi, dhe sa per akademiket duke qene rrogetare te vendeve te veta do mbajne ane.
    Si keta zgjebaraket tane, per ndonje dreke falas, o per tallon nafte.

    1. Kush eshte bota o kokebole? Orizorẽt lukerverdhe kineze qe hane minj e mace per dreke? Apo callmaxhinjte arabe qe qijne motrat e tyre? Apo pidhi mamit tat gopqire? Ytt te qifsha talibanin ne bythe

    1. Bota osht nje tironc debil ke bytha caracit, me gishtin ke bytha pastaj ke huna dhe ne fun ke goja. O allamon, o budallai fisit.

  13. Fakti që është më i fort se të tjerët në opozitë është qesharak si referencë, pasi ai thjesht është përdhunuesi më i madh i opozitës. Por kjo nuk e bën atë më të mirin e opozitë, por më të ndyrin.

    Sali Berisha I ka të hapura kauzat e tij. Ai do të zhbëj SPAK dhe drejtësinë e re për të shpëtuar familjen e tij dhe për këtë I duhet pushteti. Në mos arrin dot të marr pushtetin I duhet të mbrohet politikisht.

    Dhe për këtë ai ka vetëm një mekanizëm të mbaj monopolin e opozitës dhe të duket më I forti me qëllim, që gjithë të tjerët që kanë halle të tjera, ti bashkohen hallit të tij.

  14. Në Big Brother sapo plasi reklama për Ritellon , kompaninë e fshesave me korrent . Kështu u thirr te dhoma e grimit Lediona, gazetarja e emisionit Piranjat. Dhe kompania Ritellon i dhuron banorëve një fshesë me korrent për t’a përdorur në shtëpi. Por mos të harrojmë që Piranjat para ca kohësh plasën skandalin e Ritellos që mashtronin klientët. Ky është shëmbulli tipik i TV që funksionon si shpk buke. Dhe gazetarja e Piranjave që rri si shit, dhe nuk thotë asgjë për skandalin, pranon dhuratën, gëzohet, dhe suksese në jetë. Paraja i ka marrë shpirtin Top channelit , dhe për para bën gjithshka, përdor këdo pa asnjë lloj skrupulli. Ky është Big Brother! Spektakël kotësie, vaniteti, bullizmi, përfitimi monetar, pra vetëm për të mbushur xhepat e Topit, pa asnjë lloj vlerë publike.

    1. Që është spektakël koti, pa vlera , kjo dihej. Por duhet falenderuar Top channel sepse na vërtetoi me prova se cilët janë ata gjasme vipa që janë mbyllur atje brenda. E në fakt niveli i edukatës në komunikim është zero, flasin pa radhë dhe mbivendosen zëra kur flasin e bërtasin. Pastaj për të mos folur për ato që e heqin veten për gazetare si psh njëfarë Ilnisa Agolli që hiqet sikur është mbesa e Dritëro Agollit, por në fakt është idiote komplet, nivel ordiner komunikimi gjuhësor. Dhe është lidhur aty në kuadër të lojës me një teveqel, Meritonin që është 11 vite më i vogël se ajo. Këtë Ilnisën s’e njeh askush, po të kërkosh në internet mund të gjesh një video ku kjo në një emision të saj përkëdhel një qen të madh që po rrinte shtirë , e përkëdhel dhe e besdis qenin deri në atë pikë sa qeni mërzitet dhe e sulmon. Për këtë duhet falenderuar Topi, sepse e dinim që personat që punojnë në TV nuk janë medoemos më të mirët, por thjesht janë ata që ka zgjedhur pronari i TV që të punojnë në shpk e tij. Por këtë vit në Big Brother kanë futur përgjithësisht nivel ordiner personazhesh. Kjo është e vetmja vlerë që aktualisht ka Big brother, që na tregon që ka një shpresë, se kur qënkan bërë këta dikushi, mund të bëhet kushdo, por nga ana tjetër humb shpresa sepse nëse shpk-të e bukës duan ordinera injorantë pordhacë që të punojnë në TV, atëherë ky vend ka mbaruar. I themi faleminderit Topit dhe AMA-s që mban populli me gajret me spektakle të tilla jo edukuese por degjeneruese.

      1. Faleminderit edhe ti për këtë koment shumë domethënës, megjithëse shumica e shqiptarëve janë si ato të bigut në mos më keq gjë që të bën të mos kesh shpresë se do të jemi ndonjëherë vend normal.

    2. Me rastin e Ledjonës në Big ku pranon fshesën Ritello, tani normalisht u diskretitua edhe emisioni Piranjat në Syri TV. Dhe Topi vërtetoi që media në Shqipëri nuk ka hallin e popullit që të kapë mashtruesit, pra puna nuk bëhet me vërtetësi e pasion për të vërtetën. Është thjesht në kuadër të emisionit, për të marrë një copë rrogë dhe për t’u pasuruar pronari duke i shërbyer politikës. Fasadë për t’i hedhur hi syve popullit. Kaq. Mirë do ishte për Piranjat që ose të mbyllin emisionin ose t’a përjashtojnë Ledjonën nga emisioni, se nuk ka më asnjë kuptim prezenca e saj atje pasi të dalë nga BIGu. Ledjonës mbase nuk i plas fare se ka zëra që thonë se mbas arrestimit të Saliut , Syri TV ka probleme me pagesën e rrogave, me informalitetin e tyre. Kështu që ndoshta Ledjona duke u futur në Big Brother thjesht i ka bërë naftën Syrit se s’mbante më ujë pilafi. Përfundimisht, futja në Big Brother e Jul Dedës që ishte dikur kandidat në primaret e foltores për kryetar bashkie (rast i pashpresë), dhe skandali i Ledjonës është një diskretitim edhe për Rithemelimin e Saliut dhe Syrin e Çim Pekës.

  15. Lajmi i fundit na vjen nga Milano fashion week , java e modës nga Elisabetta Franchi, ku të pranishëm kanë qënë edhe çifti Marina Vjollca dhe Getoar Geasy. Parada e modës u zhvillua në një si kapanon të improvizuar, po kjo pak rëndësi ka. Rëndësi ka që Marina&Getoar ishin ulur në rresht të parë. Dhe të dy me syze dielli vënë , edhe pse s’ishte nevoja se ishte ambjent jo shumë i ndriçuar, dhe asnjë në sallë s’kishte syze. S’kanë faj se Vipat në Shqipëri kudo që venë janë me syze, madje edhe në shtëpi kur rrinë, syzet duhen mbajtur vënë. Përveç kësaj ajo që binte në sy ishte veshja e tyre sidomos e Getoarit. Marina vishte një palë çizme të gjata si ngjyrë argjendi apo alumini a thua sikur kishte qënë në hënë me anije kozmike dhe kishte harruar t’i hiqte. Kurse Getoari qe I veshur me një si kostum “fermeri” ngjyrë jeshil si fëshe, dhe një palë këpucë të trasha si çizme a thua se po ikte për në mal. Marina dhe Geti binin në sy mes gjithë të tjerëve që kishin ardhur veshur normal dhe lirshëm pa ndonjë pompozitet absurd. Qershia mbi tortë ishte stilistja, Elisabetta Franchi që në fund të paradës së modës, doli për të përshëndetur të pranishmit në sallë, dhe ishte veshur thjesht fare sikur po rrinte në shtëpi, me një palë pantallona dhe një bluzë të thjeshtë njëngjyrëshe. Dhe kështu vishen pothuaj të gjithë stilistët dhe stilistet e famshme botërore po t’i shikoni. Bëjnë veshje të çuditshme për të ngallosur budallenjtë e pasur të kësaj bote, dhe vetë vishen sportivë dhe thjesht.

    1. Vazhdon saga e Marinës dhe Getoarit në Milano , këtë herë ishin për (“private dinner”) darkë private te KLUBi i Elisabetta Franchit. Normalisht siç e do zakoni duhen bërë ca foto kortezie për të treguar tavolinën ku do ulesh e do hash dhe gotën ku do pish, e po ashtu emrin mbi tavolinë. Por emrin te tavolina i’a kishin shkruar gabim, i’a kishin bërë Marina Volljca. As emrin nuk i’a dinë të saktë. E ç’rëndësi ka kjo!

  16. Para tre ditesh ra pobjeda, dhe kolapsoi fronti i robotinos, ukraina ka marre tatepjeten, vetem gomeret besojne se mund te fitoje ai shtet

    1. E ke dëshirë këtë “rënien e Ukrainës”, apo je frymëzuar nga ky palo libri i një francezi, që Lapsi na e rekomandon për të demonizuar “perëndimin e dështuar” ?

      Ju ve një kryq të madh të dhjetë marrëzive që i quan “surpriza” të këtij francezit pro rus, vetëm me pyetjen :
      A beson vërtetë ky se Putini e sulmoi Ukrainën për ta shpëtuar ate nga “nazisti” me origjinë izraelite, Zelenski ?
      A ka vërtetë ndonjë gomar ta besojë se Putini deshte ta demilitarizonte Ukrainën sepse përbënte rrezik për Rusinë kur e pranon vetë se Ukraina ishte e pa përgatitur ushtarakisht ?
      Pse nuk analizon ai faktin se Rusia para ndarjes me Ukrainën kishte ndërtuar termocentralet bërthamore më të fuqishme në botë, jo në teritorin e saj po në Ukrainë ?
      Përse në proçesin e ndarjes ajo realizoi qëllimin e saj të demilitarizimit bërthamor, duke i transferuar të gjitha bazat e raketave bërthamore nga Ukraina në Rusi ?

      “Dështimi i perëndimit” e paska titulluar Toddi librin e tij.
      Për cilin perëndim e ka fjalën ai, se nuk ka njeri në botë të mos ta dijë se pluralizmi demokratik perëndimor, është ndërtuar mbi përplasjen e së majtës me të djathtën si ideollogji e përzjerë edhe me interesat nacionale ?
      Përse majtisti francez Todd nuk kujtohet të na shpjegojë se përse kancelari socialist gjerman Schrëder, pasi humbi zgjedhjet na u bë shefi i kompanisë më të madhe europiane ruse të naftës e gazit, “Gasprom” ?
      A thua i ka dalë nga mendja Toddit, që në fillim ishte presidenti francez që u afrua me Putinin, për ta “bindur” ate që të ndalonte luftën në Ukrainë. ?
      A thua se nuk e di Toddi e Lapsi, se pastrimi i katër komunave të veriut të Kosovës duke lënë në to vetëm serbë, ishte vepër e forcave franceze “paqëruajtëse”, që realizuan ndarjen e Mitrovicës me lumin Ibër, që e trimëroi Vuçiçin për tja bashkuar ato komuna Serbisë ?
      Është pra “dështimi i sallakësve të perëndimit e jo e gjithë perëndimi”

        1. Është krejtë e kundërta ajo që kam shkruajtur.
          Kam treguar mosbesimin tim për demagagjinë sallakse të perëndimit.
          Pra nofkën “gomar” e meriton ti

          1. Ai është një parazit që duhet përvëluar me valë, gomari është kafshë shumë e dobishme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *