• |
ide | kryesore

Kryeministri i ri i Francës, një homoseksual i deklaruar dhe anti-mysliman

Arkiva, Planet, Të fundit



Gabriel Attal bëhet kryeministri më i ri në moshë i Francës, teksa presidenti Emanuel Macron po përpiqet t’i japë një frymë të re mandatit të tij të dytë në prag të zgjedhjeve parlamentare evropiane.

34-vjeçari Attal ka shërbyer deri më tani si ministër i Arsimit. Lëvizja, jo domosdoshmërish do të çojë në ndonjë ndryshim të madh politik, por ajo sinjalizon dëshirën e Macron për tu zhvendosur përtej reformave jopopullore në pensione dhe emigracion dhe për të përmirësuar mundësitë e partisë së tij të qendrës në zgjedhjet europiane të qershorit.

Sondazhet sugjerojnë se kampi i Macron qëndron pas atij të lideres të së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, me 10 pikë përqindje.

“Macron kërkon t’i largohet krizave politike dhe të provojë disa emra të rinj teksa bëhet gati për betejën e re, atë të zgjedhjeve parlamentare europiane.”

Attal, aleat i ngushtë i Macron, i cili u shndërrua në një emër popullor si zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë së COVID-19, do të zëvendësojë kryeministren në largim, Elizabeth Borne.

Sipas sondazheve të fundit, ai rezulton mes politikanëve më popullorë në vend, dhe ka fituar reputacion si një ministër i mençur, komod në emisionet radiofonike dhe në parlament.

Përveçse kryeministri më i ri në historinë franceze, Attal do të bëhet edhe i pari homoseksual i deklaruar që do të drejtojë ekzekutivin. Ai është kritikur si anti-mysliman gjatë kohës kur si ministër i Arsimit ka ndaluar mbajtjen e burkës nëpër shkollat publike të Francës.

Mosha e tij dhe e Macron e marrë së bashku, është me e ulët se ajo e Joe Biden që rikandidon për një mandat të dytë për Shtëpinë e Bardhë.



7 Comments

    1. Ky homo…dhe anti musliman shum mire qe deklarohet per te gjitha .! Ndoshta njejt eshte edhe shefi i tij.?nuk besoj se ky i gjati …eshte homo pa qka se shok jon me presidentin,ndoshta eshte portjer ky rama .?

  1. Franca e Karlit te Madh, Luigjit XIV (mbretit Diell ) , Volterit, Napoleonit, Hygoit, De Golit e shume

    gjigandeve qed kane bere historine e Frances dhe te botes perfundon ne b….. e ketij buzequmeshtit.

    1. Ne fakt Rama qihej ne bythe ne Paris dhe Sorrosi e urdheron Ramen per te drejtat e LGBT. Bythqirat me te medhenj jane baxhellat meshkuj te sektit mavi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *