• |
ide | kryesore

Opozita spanjolle e sheh me “sy të ligë” Sanchez-in pas pranimit të pasaportës së Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Të validosh një pasaport është të pranosh se ka një autoritet nacional që e lëshon atë”.

Është kjo linja kryesore e kundërshtimit – dhe jo vetëm, nga opozita spanjolle – ndaj pranimit befasuses të pasaportës kosovare nga shteti spanjoll.

Pranimi thuajse në heshtje i pasaportës kosovare është bërë brum për debat të ashpër në Spanjë dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha atje.

Qeveria e Pedro Sanchez-it, e brishtë ashtu siç doli nga zgjedhjet e fundit është në nevojë të një ujdie edhe me katalonasit shumicë të qëndrueshme parlamentare.

Katalonasit, në anën tjetër, jo vetëm që mirëpritën ngrohtësisht njohjen e pasaportës kosovare; por edhe më tej vazhdojnë ta kenë Kosovën si një “udhërrëfyes” të aspiratave të tyre të pavarësim.

Këto aspirata ata i artikulojnë kurdo që gjejnë moment oportun.

Sanchez, në prag të një ujdie me parti që kaherë njihen të mbajnë qëndrim secesionist nga shteti, u shndërrua në target për sulme të ashpra nga Partia Popullore, parti kjo që për nga numrat qëndron tejet solide.

Dhe pikërisht për njohjen/pranimin e pasaportës së shtetit të Kosovës, që ata shprehen se “në asnjë mënyrë nuk nënkupton njohje” dhe se pranimi u bë vetëm-e-vetëm-që kosovarëve “t’u mundësohet udhëtimi i ligjshëm” në dritën e heqjes së regjimit të vizave në zonën Schgengen.

Partia Popullore e Spanjës – që edhe ashtu gëzon mbështetje të madhe popullore – e ka interepretuar atë si “tundje të kokës në miratim” ndaj aspiratave secesioniste katalonase; e madje edhe që “i hap dyert që çfarëdo shteti të pranojë në të ardhme ndonjë pasaportë katalonase hipotetike”.

Linja kryesore e kundërshtimit të pranimit të pasaportës kosovare vijon kështu: “Të validosh një pasaport është të pranosh se ka një autoritet nacional që e lëshon atë”.

Dhe këtë e thotë një burime brendapartiake opozitare të kontaktuara nga gazeta prestigjioze “El Mundo”.

Ka prej zërave atje që këtë pranim Sanchez-it ia intepretojnë si “nisja e justifikimit të një diskursi të ri të koalicionit ekzekutiv kundrejt Katalonisë”.

“El Mundo” ka shkruar gjerësisht rreth këtyre zhvillimeve, ku në leximin e saj rreth qëndrimeve të Partisë Popullore, shkruan se “mbështeten në faktin se hapi i pranimit të pasaportave kosovare është ndërmarrë në prag të votimit të mprehtë nga Kongresi të tre dekretligjeve të cilat, për momentin, varen nga partia e Carles Puigdemont, ky i fundit më luftaraku në favor të pavarësisë së Katalonjës”.

Puidgemont, siç rikujton “El Mundo”, kaherë është thirrur në modelin e Kosovës për shpalljen e pavarësisë; model këtë që është shprehur se Katalonja duhet ta ndjek.

“Nuk mund të heqim dorë kurrë nga rruga e njëanshme (e shpalljes së pavarësisë). Jo vetëm sepse është krejtësisht legjitime; por edhe sepse ka njohje adekuate ndërkombëtare, dhe rasti i Kosovës është shembull”, shprehej ai më 2020.

Opozita spanjolle, ndërkaq, dyshimin e tyre veçse e magnifikon edhe më tej në frazeologjinë që Qeveria e Spanjës dha për media ditëve të fundit në dritën e pranimit të pasaportës kosovare.

Kjo për shkak se në përgjigjen e tyre iu referuar mbështetjes së zgidhjes së kontesteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “përmes dialogut”.

“Teoria e ‘dialogut’ është pikërisht, sipas opozitës, ajo që tani synohet të transferohet në arenën ndërkombëtare në lidhje me lëshimet e bëra ndaj kërkesave të secesionizmit katalanas”, raportoi gazeta spanjolle.

Në këtë kuptim, Popullorët konsiderojnë se “Qeveria po përpiqet t’i kalojë problemet e saj të brendshme në politikën e jashtme” ose, thënë ndryshe, “bëhet fjalë për ushtrimin e një politike të jashtme të kushtëzuar nga problemet e brendshme me të cilat përballet Ekzekutivi”.

Në fund, konkludojnë Popullorët, “politika e jashtme pushon së qeni politikë shtetërore dhe bëhet politikë e qeverisë”./Nacionale



2 Comments

  1. Spanjollet nuk duan ta kuptojne se problemi i Kosoves dhe kosovaret nuk kane asnje lidhje me serbine. Kosovaret jane shqiptare jo serb.Behet fjale per dy popuj te ndryshem. Ndersa katalanasit jane spanjolle, e rrojne me shekuj bashke ne nje shtet.

  2. ngatrrimi me dashje i katalonjes qe kerkon pamvarsine nga Spanje eshte LIGSI sepse katalonia e Spanja jane nje kombe ndersa serbet jane shkja dhe nuk kane asnji lidhje me Shqiptaret kjo ngatrrese me dashje nga opozita spanjolle tregon me e pakta injorancen e tyre , bravo Qeverise Spanjolle qe ka pranu Pashaporten KOSOVARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *