• |
ide | kryesore

Gjekmarkaj tallet me Bashën: Na argëtoi qerratai! E kërkonim në emisionet për njerëz të humbur dhe ju u shfaq

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj me nota të holla ironie, e ka konsideruar si tepër argëtuese daljen publike për herë të parë pas shumë kohësh të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“E kërkonim në emisionet për njerëzit e humbur dhe ja ku u shfaq”- shkruan Gjekmarkaj, ndërsa i ndalur te komentet e Bashës për situatën politike në vend me ndryshimet për Kodin Zgjedhor, arrestimin e Berishës apo kryeministrin Rama, si momente përmes të cilave “të gjallët i vdiq dhe të vdekurit i ktheu përmbys”.

“Një konference shtypi me një protagonist që per një çast na shkeputi nga realiteti. Na argetoi qerratai. Na kishte marrë malli. E kerkonim në emisonet televizive per njerzit e humbur dhe ja ku u shfaq. Qeshte, bente grimasa, merzitej, qeshte prape. Nuk thoshte asgje në rastin me të mirë, nuk dinte çfarë thoshte shpesh. Të gjallet i vdiq , te vdekurit i ktheu permbys.Te dhimsej në vetëposhtrimin e tij si sherbetor i marrë peng nga ambicja e tij per të mbetur dikush kur gjithmone ka qënë askush. Shaka e fatit qe kerkon reflektim te thelle që lideri nuk klonohet, nuk rritet ne epruvete nuk zgjidhet per mungesen e cilesive ! E kunderta do na e kishte shmangur kete keqardhje per një investim të rreme që kemi bere në shumë vite. I la të zhgenjyer të gjithë ! Ata që po e perdorin per cilesinë e ulet të aktrimit po kaq ata që prisnin një vrasje ndergjegjeje apo pak ndjenjë turpi per kohen , mundin sakrificat, shpresat që ju vrau me kotesinë e tij gjenetike!Nje gje ra ne sy qe nuk kishte ndryshuar paaftesia per tu skuqur apo zverdhur!”- shkruan Gjekmarkaj.



5 Comments

  1. Kur Basha qe paste jeten e gjate, do te shkoje tek te shumtet, epitafin e ka gati.

    Mjafton ti vendosin kete pershkrim te Gjekmarkaj, dhe emri i tij do te kujtohet

    me shekuj sic kujtohet personazhi i Dyqinjes se Tabozes nga epitafi i shkruar nga Cerevantes

    ” Ketu brenda fle Dylqinja
    Sec kendonte si mellinja
    Ish e kolme rrumbullake
    faqe kuqe pupulake.”

  2. Mosmirenjohja eshte vesi me i keq, pervecse mosmirnjohes Agroni eshte i rendomte deri i peshtire. Bejtexhiu i veteshpallur qenka edhe delirant se ju dukerka vetja si shakaxhiu i perparimit dhe mund te ironizoka gjithken. Kokrre injorantit.

    1. O luan qe sluan fare ama fare u merzite ti pse te shau ishkryetarin Basha vulehumburi qe nuk e dhjet me asnje antar se iken te gjithe me doktorin e ato qe jane kundra ktij regjimi,dhe me injorant se ty nuk ka perderisa si patronazhist e kundershton kot Agron Gjekmarkajn sepse doni te behet pro Boratit per voten ne parlament me nje fjale i shitur si Basha

  3. Asnjehere nuk me kane pelqyer qyfyret letrare te Gjekmarkaj, gjithmone me jane dukur si bejte

    ne proze, per kete radhe ne ato pak rreshta ishte brilant. Ne menyre lakonike, me nje stil letrar qe rralle

    e kemi hasur ne shkrimet e tij, e pothuajse fare tek politikanet e tjere, Gjekmarkaj i beri autopsine figures

    tragjikomike te ish-kryetarit falls te PD. Jam i bindur qe nese i hyn asaj gjinie, do te jete nje Stefan

    Cvajg shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *