• |
ide | kryesore

Kongresmeni amerikan letër ambasadorit shqiptar në SHBA: Të mundësohet sa më parë vota e emigrantëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kongresmeni Amerikan Jim Himes i ka dëruar një letër ambasadorit shqiptar në SHBA Ervin Bushatit, për t’i kërkuar zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e votës së Diasporës. Diaspora për Shqipërinë e Lirë shkruan në Facebook se bashkëpresidenti i kësaj lëvizje ka zhvilluar një takim me kongresmenin për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e Diasporës. Në letër theksohet se, duhet që vota për diasporën të mundësohet sa më parë.

Postimi i Plotë:

Në vigjilje të skadimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese, Kongresmeni Amerikan i kërkon zyrtarisht Shqipërisë mundësimin e Votës së Diasporës! Gjatë periudhës se festës së Nëntorit, Bashkëpresidenti I Diaspora Për Shqipërinë e Lirë u takua në Kongresin Amerikan me kongresmenin Jim Himes për të ngritur shqetësimin e mos-zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi përmbushjen e bazës ligjore për mundësimin e procesit të Votës se Diasporës. Ky shqetësim prek drejtpërsëdrejti komunitetin shqiptaro-amerikan dhe zëri i tyre u mor parasysh nga Kongresmeni!

Në përkrahje të procesit, Kongresmeni i ka dërguar një letër përfaqësuesit të shtetit shqiptar në SHBA, duke nënvizuar vendimin e gjykatës dhe nevojën e mundësimit të procesit sa më parë. Më poshtë gjendet një kopje e letrës së dërguar. Duhet të jetë e qartë për këdo se Shqipëria, pa zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe pa mundësimin e Votës së Diasporës, do t’i ketë të mbyllura dyert e integrimit. Gjejmë rastin të falenderojmë Kongresmenin për përkrahjen e procesit



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *