• |
ide | kryesore

Shqipëria po zbrazet nga mjekët dhe infermierët, DW sjell rrëfimet e të rinjve që ikin drejt Gjermanisë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Media gjermane DW i ka kushtuar një dokumentar largimit masiv të mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Ajo ka marrë rrëfimet e disa të rinjve në Tiranë që po ndjekin kurset intensive të gjuhës gjermane dhe më pas të emigrojnë.

“Në Shqipëri është përhapur fjala se sektori gjerman i shëndetësisë dhe kujdesit ka mungesë aftësish. Shumë punonjës të kualifikuar të kujdesit shëndetësor kanë vendosur të largohen për në Gjermani. Në Tiranë, 22- vjeçarja Alketa Kaja po kryen një kurs special të gjuhës gjermane për kujdesin shëndetësor dhe infermierinë për t’u përgatitur për jetën e saj të re. Një klinikë gjermane i ka ofruar një punë dhe po paguan tarifat e kursit”, thuhet në dokumentarin e DW. 

Për kontrast nga ana tjetër DW prezanton edhe infermierët në zonat e thella malore të Shqipërisë së veriut, të cilët janë të detyruar të udhëtojnë për orë të tëra në këmbë drejt pacientëve që kanë nevojë.

“Vetëm 50% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të trajnuar në Shqipëri mbeten në vend. Njëri prej tyre është Kastriot Qehaja. Edhe pse puna e tij është e mundimshme dhe e paguar dobët, ai nuk dëshiron të largohet nga vendi i tij. Dikush duhet të kujdeset për të moshuarit, fëmijët e të cilëve kanë shkuar për të punuar në Evropën Perëndimore”, tregon DW.

Në dhjetë vitet e fundit mijëra mjekë e infermierë janë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë për shkak të kushteve të këqija të punës, rrogave të ulëta dhe pamundësisë për të bërë karrierë. Shihni më poshtë dokumentarin e plotë e DW./Përshtati ne shqip Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=rFXZ21UE_8Q



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *