• |
ide | kryesore

Plas bombola në Fushë Krujë, plagosen nënë e bir

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nënë e bir janë plagosur në banesën e tyre, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Punëtori” në Fushë Krujë, ku për pasojë dy anëtarët e familjes kanë mbetur të lënduar.

Policia thotë se ata janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *