• |
ide | kryesore

“Tempulli 2” në Elbasan, 18 persona lihen në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
Elbasan



Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për personat e ndaluar në kuadër të megaoperacionit Tempulli 2. Mësohet se për 18 prej tyre gjykata caktoi masë e “arrestit në burg”, ndërsa njëri është liruar me masën e “arrestit të shtëpisë”.

Në Qarkun e Elbasanit gjate operacionit “Tempulli 2” u arrestuan 24 persona nga të cilët 18 me urdhër të Prokurorisë dhe 6 në kushtet e flagrancës. Ky operacion u shoqërua me një “përplasje” mes Institucionit të paraburgimit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pasi refuzoi të izoloheshin aty të ndaluarit sepse mungonte vendimi i arrestit nga Gjykata, ndërsa duhet të qëndronin në Bllokun e Sigurisë në Polici.

Mes të arrestuarve gjatë këtij operacioni u ndaluan biznesmenë, një anëtarë i këshillit bashkiak të Elbasanit etj. Ndërkohë u sekuestruan 560 kg kanabis, 7,5 kg kokaine, heroine,10 armë zjarri,16 armë gjahu, 3 armë sportive, 9 armë të ftohta, municion luftarak, 2 granata dore, 1 jelek antiplumb, 184 celularë, 40 makina, 11 peshore elektronike dhe një sasi e madhe parash.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *