• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste në vitin 2022 dy policë në Vlorë, arrestohet në Belgjikë 38-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativën e vrasjes së dy policëve në vitin 2022 është arrestuar në Belgjikë dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.

Bëhet fjalë për shtetasin Diego Haxhiraj nga Vlora, i cili akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, (punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë jashtë shërbimit).

Në atë kohë Haxhiraj deklaroi se nuk e dinte që ata që po e ndiqnin ishin policë, por dyshoi se mund të ishin persona që kërkonin të hakmerreshin.

Në vitin 2013 ai është kapur së bashku me një person tjetër me 600 kilogram kanabis. Haxhiraj njihet edhe me emrat Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.

Njoftimi i Policisë:

Operacione të njëpasnjëshme me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të tyre në kohë reale, me homologët belgë, është finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar “Capital”.

Pas shkëmbimit të informacioneve, është kapur në Bruksel, nga FAST Belgjika, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

38-vjeçari akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 2 shtetas (punonjës policie, jashtë shërbimit).

Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë shqiptare dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve në kohë të shpejtë nga Interpol Tirana dhe FAST Albania, me homologët belgë, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, që fshihej në Belgjikë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”. Gjatë këtij operacioni, bazuar në informacionet e shkëmbyera, FAST Belgjika ka kapur në qytetin e Belgjikës dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

D. H. alias T. H., 38 vjeç, banues në Vlorë. Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, një armë të ftohtë (thikë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, (punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë jashtë shërbimit).

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Brukselin, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Policia e Shtetit falënderon FAST Belgjikën, për bashkëpunimin në shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe për profesionalizmin e treguar gjatë këtij operacioni të përbashkët, që u finalizua me kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *