• |
ide | kryesore

FAZ: “Eksodi i shpikur” i serbëve nga Kosova

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova



Pretendimi i Serbisë se nga Kosova ka eksod të serbëve “mund të vërtetohet i rremë, bazuar në statistikat zyrtare të shtetit serb”, – shkruan Michael Martens, korrespondent i gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung në Beograd në numrin e së mërkurës (07.02.) të FAZ.

Martens thotë se “numri i serbëve në Kosovë ka vite që është në rënie të vazhdueshme, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për numrin e popullsisë në Serbi, përveç Beogradit, Novi Sadit dhe disa qyteteve të tjera”. Korrespondenti i FAZ bazohet për këtë pohim në përllogaritjet e “Iniciativës Evropiane për Stabilitet” (ESI). Ajo ka shqyrtuar “shifra të disponueshme publike të qeverisë që lejojnë të nxirren përfundime mjaft të sakta për numrin e serbëve”.

ESI analizon p.sh. shifrat e sigurimit shëndetësor të Serbisë. Sipas tyre “në vitin 2017 kishte ende 109 mijë serbë të siguruar në Kosovë”, por “6 vjet më vonë kishte më pak se 107 mijë”. Nga kjo del që rënia për Kosovën është 2.4%, por për Serbinë vetë, “rënia në të njëjtën periudhë ishte 2.9%.”

Zyra e Statistikave e Serbisë, citon FAZ, raporton një rënie drastike të numrit të nxënësve (serbë) që ndjekin shkollat fillore në Kosovë: nga 14 500 në vitin 2004 në 10 700 në vitin 2021. Por në Serbi rënia është e njëjtë: “këtu sipas të dhënave zyrtare shtetërore shifrat ranë me 23%.

Përsa u përket pensioneve, në 11 vitet e fundit Serbia ka paguar 6,3% pensione më pak në Kosovë, kurse në Serbi ka paguar 2,6% më pak. Por ESI dhe FAZ kujtojnë se “punëdhënësi më i rëndësishëm për serbët e Kosovës është shteti. Fakti që serbët largohen nga Kosova me arritjen e moshës së pensionit nuk është i ri. Prej dekadash ka pasur një “eksod pensionistësh” nga Kosova”.

“Evolucioni demografik i pakicës serbe në Kosovë i përgjigjet tendencave të përgjithshme në të gjithë Evropën Juglindore për vite me radhë. Si rezultat i një kombinimi të niveleve të ulëta të lindjeve, emigrimit të lartë dhe mungesës së tërheqjes për emigracionin, numri i popullsisë po bie në të gjitha vendet e rajonit”, – konkludon FAZ. /DW



1 Comment

  1. KUSHDO QE MENDON SE CFARDO TE PLANIFIKOJN TE ANGAZHOHET SIPAS INTERESIT TIJE DO KET SUKSES QOFT DUKE PERDORUR CDO MUNDESI E SIGUROJ QE SIKUR GJITH BOTA TA NDIHMOJN SUKSES NUK DO TE KET NDRYSHE VECSE NE MENYREN QE ESHT KRIJU TE FUNKSIONOJN thotë:

    PADYSHIM QE PADREJTESIJA DO ZHBEHET ,PADREJTESIJA NUK KA ELEMENTE TE KRIJUARA NE TOK AS QELL QE MUND TA BEJE TE MUNDUR TE TRIUMFOJN ,KUSH E PRANON SE TRIUMFON AI VERTET ESHTE VETZHGENJYER PO MASEN KU E CONI PO KUFIJT KU I CONI PO SISTEMIN IMUNITAR KU I CONI PO INSTINKTIN KLU E CONI ,PO FORMIMIN KU E CONI PO NDJESHMERIN NATYRALITETIN ,PER TE TRIUMFUAR PADREJTESIJA ,DUHET TE TRIUMFONI MBI KETO ELEMENTE TEKNOLOGJIJA E EGOS ,DUKE E PERDOR PER INTERES QE QUHET PADREJTESI VECSE VJEN NJE GJENDJE DHE E PERMBYS ATE PADREJTESIJA SESHTE TJETER VECSE SHAH MAT ,KUNDER LOJTAREVE TE VET, VETSHKATRRIM ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *