• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites.

Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobëta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: -1 deri 17°C në zonat malore,  -3 deri 21°C në zonat e ulëta dhe 0 deri 21°C në zonat bregdetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *