• |
ide | kryesore

Emily Blunt flet për vazhdimin e “The Devil Wears Prada”

Paparazzi, Slider


Emily Blunt dhe pjesa tjetër e kastit të The Devil Wears Prada është gati për të mbyllur kapitullin.

Gjatë një interviste për podcastin Happy Sad Confused në The 92nd Street Y, Nju Jork, Emily  tha se “kurrë” nuk ka pasur një diskutim në lidhje me krijimin e një vazhdimësie të filmit hit të 2006-ës.

E nominuara për Oscar i tha prezantuesit Josh Horowitz se kasti është “i mirë” pa bërë një vazhdim.

“Ndonjëherë gjërat duhet të ruhen dhe të qëndrojnë ashtu sic janë,” shpjegoi ajo.

“A nuk tha Meryl [Streep] diçka qesharake për këtë? Ata e pyetën për të, ‘A do të bënte ndonjëherë një vazhdim?’ dhe ajo tha me shaka, ‘Po, nëse nuk duhet të humbas peshë’, kujtoi aktorja.

Në The Devil Wears Prada  Anne Hathaway luan rolin e Andy e cila merr një punë në revistën e modës Runway duke punuar së bashku me personazhin e Blunt, Emily.

Të dyja punojnë së bashku për kryeredaktoren Miranda Priestly, luajtur nga Streep, e cila fitoi një nominim për Oscar për rolin.

Edhe pse Blunt tregoi se ku qëndron aktualisht kasti në një vazhdim, ajo ka shprehur emocione të përziera për idenë në të kaluarën.

Në vitin 2018 ajo i tha PEOPLE se nuk mendonte se një film i dytë ishte i mundshëm në atë kohë, por shtoi: “Nëse të gjithë do ta bënin , unë do të isha gati për të”.

“Por deri diku shpresoj që mos të ndodh  sepse mendoj se ndonjëherë vazhdimi zbeh origjinalin ”, u shpreh aktorja./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *