• |
ide | kryesore

Emily Blunt: Do largohem nga aktrimi

Paparazzi, Slider



Emily Blunt po e vendos Hollywood-in në plan të dytë.

Aktorja shpjegoi arsyen që po kërkon të largohet nga ekrani për të paktën një vit. “Këtë vit nuk jam duke punuar. Kam punuar mjaft vitin e kaluar dhe fëmija im i madh është nëntë vjeç, kështu që jemi në vitin e fundit me një shifër”, tha ajo në podcast të iHeart “Table For Two with Bruce Bozzi”.

Emily  ndan vajzat Hazel, 9, dhe Violet, 6, me bashkëshortin John Krasinski, me të cilin u martua në vitin 2010. Aktorja  shtoi se kishte një “kosto emocionale” të madhe për të dhe fëmijët kur ajo merrte projekte që konsumonin kohë. “Unë mendoj se ndoshta të gjitha nënat ndihen fajtore,” shpjegoi ajo. “Ti je i prirur të ndihesh në faj që dëshiron diçka jashtë të qenit nënë.”

“Unë jam dakord  që gratë të jenë ambicioze. Janë thjesht ëndrra me qëllim, nuk është diçka e keqe”, shtoi Blunt. Kjo vjen pasi Blunt kohët e fundit pranoi se ajo nuk dëshiron që fëmijët e saj të ndjekin hapat e saj të të qenit aktore.

40-vjeçarja pranoi se industriamund të jetë “shumë zhgënjyese” për gratë për shkak të elementit të saj sipërfaqësor. “Sepse është një industri e vështirë dhe mund të jetë shumë zhgënjyese. Shumë njerëz ju thonë të mos i merrni gjërat personalisht – por është krejtësisht personale, veçanërisht kur ju gjykojnë se si dukeni. Kështu që ju vetëm duhet të duroni atë anë të gjërave.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *