• |
ide | kryesore

Axhenda/ Blinken për herë të parë në Shqipëri, takim me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama

Lajme, Të fundit



Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton sot Shqipërinë.

Gjatë vizitës Blinken do të ketë një takim me Presidentin e vendin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp.

Sipas Departamentit Aamerikan të Shtetit, vizita do të përqendrohet tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor.

Axhenda:

SEKRETARI ANTONY J. BLINKEN
Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Sekretari Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Sekretari Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 3:35 Sekretari Blinken mban fjalim në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Sekretari Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 pasdite Sekretari Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen kryesore të Departamentit dhe Kanali YouTube.

Ora 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Shqipëri.



5 Comments

  1. “Qofte Korçe kam gatuar kur kemi pasur të ftuar Xhorxh Sorosin. Në atë kohë ishte i ftuar i Berishës, kur ishte kryeministër” – tregon ai drekën e Berishës me Sorosin.

    Kjo ngjan e pamundur tani kur Berisha akuzon Sorosin për shpalljen e tij non grata, por ja që ka pasur një kohë kur të dy drekonin me qofte.

  2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Është hera e parë që USA ka një kukull Sekretar Shteti!

    Ky as si sekretar i një zyre të thjeshtë nuk bën, jo më për përgjegjësinë që ka pozicioni i dytë më i lartë i USA!

  3. Pse kjo vizite tani?!
    Sepse ne muajin mars eshte vone, nuk do te dine si te pergjigjen,
    Tani mund te thone qe kjo ceshtje eshte ne gjykim dhe nuk e komentojme,
    Por mcgonigal eshte aty, nuk e zhbejne dot.
    “Ne nuk mbrojme ramen por demokracine”
    “Ne nuk jemi me ramen por me popullin”,
    Rama buzeqesh….

  4. Me siguri ka ardhur ti lutet Saliut qe ta pushoje ate ceshtjen gjyqesore qe i ka hapur Blinkenit ne Paris. Kam degjuar qe do ti fusi mik Ramen edhe Fevziun. Por Sala nuk do tundohet. Ai do dali prape te ballkoni edhe do ta demaskoj ate edhe Ameriken

  5. I ndodhur në arrest shtëpie ai po përpiqet që publikisht të tregojë entuziazëm për militantët që i mblidhen poshtë shtëpisë. Por e parë nga sytë e tij më mirë se një dron, prezenca e dëshpëron më shumë se çdo gjë. Me gjasë Noka e Vokshi janë në garë çdo ditë për të siguruar sa më shumë njerëz te rruga ‘Mustafa Matohiti’ në 17:30, rrugë kjo që mban emrin e një dëshmori komunist, ndoshta më pak i devotshëm se ish-sekretari i Partisë që jeton aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *