• |
ide | kryesore

Basha: Padi penale për inceneratorin në SPAK kundër Ramës

Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, u largua nga seanca plenare, pasi kryetarja e Kuvendit lajmëroi se kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm për interpelancën e kërkuar.

Basha tha për mediat se Rama ka përdorur vizitën e Blinken që t’i fshihet kushtetutës. Ai gjithashtu tha se javën e ardhshme do të bëjnë padi në SPAK për kryeministrin Edi Rama dhe Blerim Hoxhën, ku do të përfshijnë edhe akuzat e Arben Ahmetajt ndaj Ramës.

“Inteperpalncë të bëra para 2 javësh. Numri 2 e akuzoi se është de Facto pronar i incerentaiorëve. është e qartë që sot Edi Rama ka përdorur nga njëra ana vizitën e Blinken për tu fshehur nga një detyrim kushtetues. I leverdis Edi Ramës që mos të ketë parlament që mos të përgjigjet para opozitës.

Keqardhje që ky skenar bëhet nga deputetë të opozitës. PD nuk dorëzohet para këtij realiteti para këtij teatri të qartë që luajnë me njëri tjetrin. PD padi penale bazuar mbi fakte, duke përfshirë pohimet e Ahmetajt, që përfitues si vërtetë është Edi Rama dhe për Blerim Hoxhën që ka vjedhur para nga incenerotërt.

Nuk është sensi i parlamentarizmit dhe demokracisë. siç e dini kushtetua e Shqipërisë kryeministrin e mban përgjegjës për çdo akt. Ka thënë përfitues i aferës së inceneratorëve është Edi Rama dhe e ka thënë numri 2 i tij. Ne javën e ardhshme depozitojmë padi për shtyp.”- tha Basha.



7 Comments

  1. Ne javën e ardhshme depozitojmë padi për shtyp. .. ahahahahahahahahahahahahahaha ik o kar, ti bashke me Joriden dhe pjeshkat qe mban afer ne particken tende inekzistente!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *