• |
ide | kryesore

Bukë dhe kokainë, 9 persona arrestohen nga policia në Itali

Lajme, Të fundit



9 persona janë vënë në prangat e policisë në Itali, gjatë një operacioni ku kanë marrë pjesë 100 karabinierë në zonën e Katanias, me mbështetjen e departamenteve të specializuara, në provincat e kryeqytetit Etna dhe Reggio Calabria.

Personat e arrestuar akuzohen për lloje të ndryshme të veprave penale të lidhura me trafikun e drogës. Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për tetë të dyshuar dhe një në arrest shtëpiak.

Shitja e drogës bëhej si në mënyrë “shëtitëse”, me “porosi” përmes telefonit dhe të dorëzuara në adresë apo edhe në shtëpitë e shitësve, ku kryej shitja dhe konsumimi i lëndës narkotike.

Një nga narkotrafikantët, i cili është bukëpjekës, e përdorte furrën e tij si “mbulesë” dhe “bazë logjistike” për veprimtarinë e paligjshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *