• |
ide | kryesore

Vizitë zyrtare në Turqi, Rama fluturon te Erdogan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Ankarasë ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare. Kreu i qeverisë do të takohet me presidentin e Turqisë, Erdogan.

Agjencia turke e lajmeve Anadollu bën më dije se në kuadër të vizitës, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës.

“Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimeve me Shqipërinë, aleaten e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.

Në kuadër të takimit është planifikuar edhe nënshkrimi i teksteve të ndryshme ligjore që do të japin kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet Turqi-Shqipëri”, shkruan Anadollu.

Më 29 janar të këtij viti ministri i jashtëm turk Hakan Fidan zhvilloi vizitën e tij të parë në Tiranë, ku rikonfirmoi marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve, ndërsa përsëriti thirrjen e Ankarasë zyrtare që Shqipëria të pastrojë ato që i cilësoi mbeturinat e fundit të FETO, organizatës së Fetullah Gulen, të cilën Erdogan e cilëson terroriste.



6 Comments

  1. dëshmitarë okularë por dhe pas verifikimit të mëpastajmë, se “FIATI’ i bardhë me të cilin lëvizi Berisha në atë ditë historike të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, ishte i Ministrisë së Brendshme të vitit 1991 dhe më konkretisht e ish zv.ministrit të Brendshëm dhe njeriut që drejtonte me dorë të hekurt Sigurimin e Shtetit, Zylyftar Ramizi. Të cilin Berisha e njihte mirë, ndoshta dhe i detyrohej për shumë gjëra, përfshirë dhe shkollimin.

    1. Uauu,na çudite! Po pse mor debil, kishte njeri makinë private në shqipëri, në shkurt të ‘91?Sigurisht i dha shteti një Fiat polak rrangalle si kryetar i opozitës.

  2. “Ky edhe i ka premtuar që për ty marr Kallashin edhe i thotë nesër eja merr Kallashin. Baca dhe mund ta marrë por deri në wc ka leje të shkoj me të”.O karuci salihut,salihu nuk ishte zgjedhur kryekar i pd ne ate kohe,por kur i rri salihut te vrima bythes dhe pret kekun e rradhes infektohesh keq.intresohu dhe pastaj ha mut salihu

  3. E ropen popullin e shkrete.Vetem udhetimet qe bejne jashte cdo 2-3 dite keto ropqier politikane, me taksat e popullit, me ato lek do ndihmoheshin shume shtresa ne nevoje.Bejne me qindra udhetime por gje te hajrit nuk po sheh populli.Mallkimin nga zoti do keni gjithe jeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *