• |
ide | kryesore

Zv.kryeministri i Kosovës: Kam ftesë nga Brukseli për dinarin, por nuk marr pjesë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zv.kryeministri i Kosovës: Kam ftesë nga Brukseli për dinarin, por nuk marr pjesë



Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Besnik Bislimi ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj kërkesës së Brukselit për takim në javën e ardhshme për çështjen e dinarit, me arsyetimin se kjo temë nuk është pjesë e dialogut.

“Jo nuk ka kurrfarë zhvillimi, ka një kërkesë nga Bruskeli që të mbahet një takim javën e ardhshme për çështjen e rregullimit të transferit të monedhave nga Serbia për në Kosovë, por ky nuk është takim ku duhet të shkoj kryenegociatori, për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogut, unë shkoj atëherë kur bisedohet për dialogun”, tha Bislimi.

Kështu bëri të ditur ai pas tryezës “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, të organizuar në Çagllavicë nga Qendra për Dialog Humanitar, teksa ka treguar edhe për qëndrimin e vendeve aleate.

Bislimi tutje është përgjigjur edhe për postimin e tij në X, me të cilën ka kritikuar kryenegociatorin Miroslav Lajçak për takimin e tij me organizata të shoqërisë civile nga pala serbe.



2 Comments

  1. Duket se SHBA dhe BE kane frike nga Serbia dhe Rusia.
    Dhe duan te tallin BYTHEN me Kosoven.
    B R A V O Albin!!!

  2. Albin dhe Enver Hoxha kishte parimet e tija e arsyetimet e tija, ishte kunder SHBA, Rusise, e Kines, ishte kunder Izraelit, e pothajse kunder gjithçkaje dhe arsyetimin e kishte normal per nje popull anormal qe po vdiste per buke e ku te drejtat e njeriut as qe i dinte kush. Armatosi nje ushtri te stermadhe qe nuk luftoje kurre e ku perfundoi logjika e tij racionale, populli i tij i hipi vaporave e habiti italine me mjerimin e injoracen arsyetuese qe kishin. Bota nuk eshte vetem mendje jote por eshte shume e me shume se sa e jotja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *