• |
ide | kryesore

Meghan Markle, e “dëshpëruar” për miqësinë e Taylor Swift

Paparazzi, Slider



Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, ka bërë sërish tituj, këtë herë për përpjekjen e saj të raportuar për të krijuar një miqësi me Taylor Swift.

Sipas komentatorit mbretëror Kinsey Schofield, Meghan bëri përpjekje të mëdha për të patur miqësi me Swift-in, madje shkoi aq larg sa i shkruante asaj letër të shkruar.

Schofield zbuloi në GB News se Meghan “e ftoi Taylor Swift në podkastin e saj duke i shkruar asaj një letër të shkruar me dorë duke e lutur që të ishte në Archetypes”, podkasti i Meghan.

“Ishte e rëndësishme që Meghan të zbulonte se ajo ishte atje; ajo donte që njerëzit ta dinin. Unë mendoj se ajo dëshiron të jetë si Taylor Swift nga pikëpamja e marketingut,” siguroi Schofield.

Komentatorja mbretërore vuri në dukje gjithashtu pjesëmarrjen e Meghan në një nga koncertet e Swift në Los Anxhelos, duke sugjeruar se Dukesha dëshironte të lidhej publikisht me ikonën e popit. “Taylor u shndërrua nga zuzar në hero, dhe jam i sigurt se Meghan po e shikon atë tranzicion dhe po mendon: “Si mund të bëj diçka të ngjashme?”, tha ajo.

Megjithatë, paraqitja e artistes në podcast-in e Meghan nuk u materializua kurrë, pasi Spotify njoftoi anulimin e serialit në qershor 2023.  Ndërkohë, Taylor Swift është aktualisht në turneun e saj Eras, me ndalesën e radhës në Sydney, Australi. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *