• |
ide | kryesore

E përndjek e i dërgon video: “Një grua është e fiksuar për të bërë seks me Alexander-Arnold”

Sport
Alexander-Arnold



The Sun tregon një histori të pabesueshme për mbrojtësin e Liverpool, Trent Alexander-Arnold. Futbollisti i kombëtares angleze është viktimë e përndjekjes, prej një viti, nga një grua. Ajo i dërgon foto dhe video të pahijshme dhe e përndjek kudo që ai shkon.

ALEXANDER-ARNOLD I PËRNDJEKUR NGA NJË GRUA

“Asi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold ka punësuar siguri private, pasi përndiqet prej një viti nga një fanse e uritur për seks”, është titulli i The Sun që raporton për dramën që po përjeton futbollisti anglez. Gruaja prej një viti i dërgon foto dhe video të pahijshme. E nuk ja dërgon vetëm atij, por edhe familjes së tij. Ajo gjithashtu është shfaqur disa herë poshtë shtëpisë së Trent, në fushën e stërvitjes dhe në restorantet e preferuara të Trent. Për këtë arsye, mbrojtësi i djathtë ka ndryshuar numrin e telefonit, ka punësuar një detektiv privat dhe një roje sigurie.

Lexo më tej: Ikona majmunësh në fotot e Alexander-Arnold e Keita, ndërhyn Liverpool: “Tani mjaft”

“NJË VIT FERR”

Një burim i afërt me futbollistin tha: “Ky ka qenë më shumë se një vit ferri për Trent. Kjo grua e ka terrorizuar atë dhe familjen e tij, duke e bombarduar me mesazhe të pahijshme. Ajo ka marrë numrin e tij dhe e telefonon pafundësisht. I dërgon letra tronditëse dhe materiale të pahijshme në shtëpinë e tij në Cheshire”. Një 2023 vërtet i veçantë për Alexander-Arnold, i cili në tetor pa vdekjen para syve në një aksident më unik sesa të rrallë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *