• |
ide | kryesore

Lajmi i fundit/ Lirohet nga qelia Vangjush Dako

Arkiva, Lajme, Të fundit



GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Togat e zeza morën vendimin për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.

Më 2 shkurt, Gjykata e Posaçme ktheu për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit.

GJKKO urdhëroi Prokurorinë e Posaçme të plotësonte hetimet lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur Vangjush Dako dhe 10 zyrtarëve të tjerë, përpara se të vendoste nëse do të kalonte për gjykim apo jo, duke i dhënë SPAK 25 ditë kohë.

Gjyqtarja e Flojera Davidhi, i kërkoi SPAK të realizonte aktekspertimin për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.

GJKKO urdhëroi ngritjen e një grupi ekspertësh, të cilët do të përpilonin akt ekspertizën e kërkuar dhe do ta paraqisnin gjatë seancës së sotme (27 shkurt).

Ndërkohë togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij, duke e liruar nga qelia Vangjush Dakon.



13 Comments

  1. Pse ju te lapsit mendoni se SKAPI do te denoj Vangjon,mikun e Edvin mavijes,! As mos e shkoni neperment ,Vangjo jo vetem qe nuk do te denohet,po jo vetem ai,edhe Sala nuk do te denohet dhe do te marrin edhe demshperblimin,para keto qe I paguajne ” delet” qe votojne keto mostra! Para 10 vitesh gjykatat I dirigjonte Saliu,tani I dirigjon mavija Edvin, dhe ” delet” vazhdojne ju besojne verberisht ketyre mostrave!

  2. Skeni pare gje akoma,,,, shihni enderra, enderroni, se me SPAKUN, drejtesine do rregulloni.Se te jete Lala gjoni, hani pini, e kendoni.Kjo eshte gjendja e pushtetit te kapur, qe demokracia eshte fasade e jo ne veprim e ligje., Tani rradha per amnisti e ka rradhen, Bako, Koka, e CO,.kjo eshte drejtesia e partise me hetues te ish sistemit qe sot e drejtojne,BIJTE E KURVIT. ..

  3. Kush e di se si do ndihet Amerika tani qe u lirua ky nongrata,hajdut i certifikuar,bandit e mekembes i bandave te Durresit,Shijakut dhe me gjere,mbase dorezoi dhe kestin e fundit qe i kishte mbetur pa e bere,dhe padashje e mori me vete Blinken,se nje dore e mire dollaresh para se te dale ne pension i duhen lumemadhit,apo i ka marre ajo lezbikja botokside,kim ?
    Amerika e Soros vajton daljen e Gjushit te krimit nga vakancat ne hotelet e Durresit ku ishte deri tani,u merzit dhe iu tha me coni ne shtepi,po afrojne dhe zgjedhjet dhe u duhem monstra serish !

  4. Tmerr!!! Ky që i ka luajtur zotin vjedhjes e korrupsionit e lirojnë e Berisha pa bërë asgjë ri në izolim shpie.
    Dhe mos të denoncohet Aspaku i partisë!!!
    Drejtësia e “re”!!!! Drejtësia Amerikës!!!

  5. Te shesesh reformen ne drejtesi per sukses eshte nje genjeshter e paster.
    Keto vendime te lene pa fjale.
    Saje Qorri,
    Gjushi,
    Beqja,
    Lali Fiku,
    K.M., e shume te tjere sot jane te nderuar ne rruget e Tiranes dhe ne ekranet televizive.
    Drejtesia e re qe qe qenka shume me keq se drejtesia e vjeter, po jep mesazhin dhe modelin me te keq per qytetaret Shqiptare qe perdite marrin rruget dhe largohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *