• |
ide | kryesore

Shiste drogë pranë shkollave, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër

Lajme, Të fundit



Një 41-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Gjirokastër pasi u kap në flagrancë më doza droge. I arrestuari mësohet se u vendos në pranga në kuadër të operacionit “Tempulli” ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën rreth 150 doza drogë. Më tej në njoftimin e policisë bëhet me dije se 41-vjeçari operonte me verpimtarinë e tij pranë shkollave.

Njoftimi i plotë:

Gjirokastër/Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli”, për një shtetas që shiste doza cannabisi, në afërsi të shkollave, shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin R. A., 41 vjeç, banues në Gjirokastër.

Nga kontrollet, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në rreth 150 doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave të qarkut. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *